Bota
Kompania që u paguan pushimet punëtorëve
Bonusi prej 7,500 dollarësh do t’u jepet edhe atyre punonjësve që vendosin ta shpenzojnë këtë kohë në divanin e shtëpisë së tyre
Një bonus prej 7,500 dollarësh, kundrejt një kushti të vetëm: të harroni për disa ditë e-mailet dhe projektet e ndryshme në punë, sepse vendosja e një ekuilibri ndërmjet kohës së lirë dhe punës është thelbësore për të pasur një mënyrë jetese sa më të shëndetshme.
Ka kompani të cilat ua vështirësojnë jetën punonjësve të tyre kur bëhet fjalë për marrjen e pushimeve vjetore, ka të tjera që asnjëherë nuk e diskutojnë këtë pjesë, por ka edhe nga ato që janë gati t’u japin bonuse punojnësve të tyre, duke i detyruar këta të fundit të ikin me pushime. Kjo është kompania shumëkombëshe amerikane FullContact, e cila prej pak kohësh ka vendosur që t’u japë punonjësve të saj një bonus prej 7,500 dollarësh, të cilin ata duhet ta shfrytëzojnë për të shkuar me pushime, përcjell albinfo.ch.
E pabesueshme? Aspak. Sipas, Bart lorang, CEO dhe themelues i FullContact, një politikë e tillë do t’i ndihmojë punonjësit që të jenë sa më produktivë dhe mbi të gjitha të mos duan të largohen asnjëherë nga kjo kompani, përcjell albinfo.ch.
Por kujdes, një bonus i tillë u jepet vetëm atyre punonjësve që pranojnë se nuk do të kontrollojnë e-mailet dhe çdo mesazh që ka lidhje me punën gjatë kësaj periudhe pauze që ata do të bëjnë.
Ndërsa sa i takon përdorimit të pajisjeve teknologjike, nuk ka asnjë klauzolë që e shoqëron këtë politikë, por sipas z. Lorang, në mënyrë të tillë që këto pushime të shfrytëzohen sa më mirë të jetë e mundur dhe punojësit e tij të pushojnë plotësisht, ai këshillon përdorim sa më të reduktuar të tyre.
Por kompania nuk ndërhyn në asnjë mënyrë se ku dhe se kur punonjësit vendosin që ta bëjnë këtë periudhë pauze.
Bonusi prej 7,500 dollarësh do t’u jepet edhe atyre punonjësve që vendosin ta shpenzojnë këtë kohë në divanin e shtëpisë së tyre.
Por, ideja është që pasi punonjësi ta ketë marrë këtë bonus, kur të kthehet në punë, duhet të sjellë me vete edhe fotot e pushimeve, për t’ua treguar të gjithë kolegëve të tjerë.
E gjithë kjo nismë po bëhet për të promovuar një mënyrë jetese të shëndetshme, në të cilën jeta profesionale dhe ajo personale janë në ekuilibër.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














