Lajme
Komisioni zviceran kundër torturës kritikon dëbimet me forcë
Komisioni Kombëtar i Zvicrës për Parandalimin e Torturës (NCPT) ka kritikuar mënyrën e disa dëbimeve me forcë të azilkërkuesve, duke thënë se në disa raste janë përdorur masa të panevojshme dhe trajtime që mund të konsiderohen çnjerëzore dhe poshtëruese.
Në raportin për vitin 2024, komisioni thotë se ka monitoruar 46 fluturime dëbimi, gjatë të cilave janë kthyer me forcë 308 persona. Sipas tij, policia zvicerane në përgjithësi ka vepruar profesionalisht, por janë konstatuar raste ku persona me probleme mendore janë lidhur pa arsye të mjaftueshme, ndërsa një burrë është mbajtur i lidhur për më shumë se 10 orë.
Raporti përmend edhe një rast ku një person i rezistuar u immobilizua plotësisht, u vendos në karrocë invalidi dhe u transportua i shtrirë për rreth 30 minuta, çka komisioni e cilëson trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. NCPT kritikon gjithashtu arrestimet e familjeve me fëmijë gjatë natës dhe dëbimet e personave që ndodhen në trajtim psikiatrik, duke i konsideruar ato në shumicën e rasteve joproporcionale.
Deputetja socialdemokrate Nina Schläfli i quajti gjetjet tronditëse dhe kërkoi zbatimin e rekomandimeve të komisionit, përfshirë ndalimin e dëbimeve nga spitalet psikiatrike. Ndërsa deputeti i SVP-së, Pascal Schmid, i hodhi poshtë kritikat si të ekzagjeruara, duke theksuar se policia vepron në kushte të vështira dhe se përdorimi i forcës është shpesh i pashmangshëm.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











