Tematike
Komisioni i Këshillit të Evropës për pakicat viziton Zvicrën
Gjatë takimeve dhe vizitave të ndryshme nëpër Zvicër, delegacioni do të ketë në fokus situatën e grupeve etnike të cilat mbi bazë të konventës së përmendur njihen si pakica nacionale gjuhësore
Një delegacion ekspertësh të Këshillit të Evropës nga 5 deri më 8 mars ndodhet për vizitë në Zvicër, me qëllim informimi për jetësimin e konventës për mbrojtjen e pakicave nacionale.
Gjatë takimeve dhe vizitave të ndryshme nëpër Zvicër, delegacioni do të ketë në fokus situatën e grupeve etnike të cilat mbi bazë të konventës së përmendur njihen si pakica nacionale gjuhësore. Fjala është për minoritetet e njohura me emrat “Jenische”, “Sinti” dhe “Manouches” si dhe për komunitetin hebraik.
Delegacioni do të marrë pjesë në mbledhjet e përbashkëta me përfaqësues të federatës, kantoneve dhe komunave si dhe me deputetë të nivelit nacional. Ai do të takojë edhe grupet e interesit të pakicave të njohura nacionale dhe grupimeve tjera minoriatre si dhe me OJQ-të që janë aktive në këtë fushë.
Në kantonoin Graubünden janë paraparë bisedime me autoritetet kantonale dhe me organizatat çati për promovimin e gjuhëve dhe kulturave retromane dhe italiane.
Së bashku me fondacionin “Ardhmëri për romët (nomadë) zviceranë” delegacioni do të vizitojë një vend transit të romëve nomadë të huaj dhe një tjetër të atxre zviceranë.
Në Zvicër do të zhvillohet një takim me përfaqësues të bashkësive të interesit të hebrenjve të Zvicrës. Pjesëtarët e komisionit do të takohen me qëllim të zhvillimit të dialogut dhe integrimit, edhe me bashkësi të cilat nuk njihen si minoritete nacionale mbi bazë të konventës evropiane, si romët zviceranë dhe me përfaqësues të komunitetit mysliman.
E-Diaspora
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen Te skuadra zvicerane St. Gallen po rritet një talent i ri shqiptar, i cili aktualisht është...
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë”
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?