Bota
Komisionerët europianë ngjallin polemika pas këndimit të “Bella Ciao”
Polemika të shumta janë krijuar në Itali pas qarkullimit në rrjetet sociale të një video, ku komisionerë europianë socialistë dhe demokratë këndojnë këngën e famshme partizane “Bella Ciao”.
Komisionerët e grupit të aleancës progresiste të socialistëve dhe demokratëve këndojnë “Bella Ciao” në Parlamentin Europian pasi morën dritën jeshile nga asambleja. Video ka qarkulluar menjëherë në rrjetet sociale.
Në filmim është pikërisht Komisioneri Europian për çështjet ekonomike Paolo Xhentiloni, i cili këndon së bashku me komisionerët e tjerë këngën e njohur partizane, përcjell albinfo.ch.
Reagimet në Itali kanë qenë të menjëhershme, duke filluar nga kryetarja e Fratelli d’Italia, Xhorxha Meloni, e cila e konsideroi skandaloze këtë sjellje të zyrtarëve më të lartë europianë. Mateo Salvini shtoi me ironi se tashmë komisionerët mund të marrin pjesë dhe në Sanremo si dhe të ndërmarrin një turne ndërkombëtar.
Por dhe Paolo Xhentiloni reagoi pas kritikave, duke thënë se për të ishte një nder të këndojë atë këngë në festën e socialistëve europianë. Duke iu drejtuar Salvinit, ai i tha se lideri i Lega Nord jeton në një vend demokratik, pikërisht sepse ka pasur shumë njerëz që kanë humbur jetën duke kënduar ‘Bella Ciao’ për lirinë e vendit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
Jeta në Austri
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë” Siç e dini, “Kikiriki-shqip me fëmijë” është emision gjithëpërfshirës në gjuhën amtarë, ku fëmijët shqiptarë nga...
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare