Futboll
Kombëtarja e Kosovës U19, fituese e turneut “Roma Caput Mundi”

Bëhet e ditur se në ndeshjen finale, e cila u zhvillua sot në kryeqytetin italian, Dardanët U19 e kanë mundur Lazion U19 me rezultat 2:1, duke u konfirmuar për herë të dytë radhazi kampion të këtij eventi, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se edhe në ndeshjen finale, skurse në tri ndeshjet e mëparshme, lojtarët e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi treguan kualitet dhe vendosmëri për sukses.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e skuadrës italiane, në fillim të ndeshjes, me golin e shënuar nga Bersaglia, por më pas Dardanët e përmbysën rezultatin me golat e Riad Jasharit nga penalltia në minutën e 15-të dhe Etnik Brrutit në pjesën e dytë.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh i lumtur që për herë të dytë radhazi ekipi i tij e fitoi këtë turne, duke dëshmuar cilësi dhe kulturë të lartë sportive.
Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë.
“Këtë turne e vlerësoi shumë pozitiv, ngase i kemi luajtur katër ndeshje me intensitet në një periudhë të shkurtër prej pesë ditësh. Jemi bazuar kryesisht në ekipin që e kemi titullar, në mënyrë që ta shohim përgatitjen e tyre para ndeshjeve zyrtare. Kemi hasur paksa vështirësi në ndeshjet me skuadrat më të dobta, si pasojë e motivimit më të vogël, por me ekipet e forta kemi treguar shumë seriozitet, angazhim dhe kualitet. Në përgjithësi turneu ishte shumë i dobishëm, ngase e kemi parë në tërësi një grup të lojtarëve në të cilët mund të llogarisim, ku 12-13 lojtarë e kanë dëshmuar se e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares, derisa të tjerët që kanë pasur hapësirë më të vogël do t’u jepet rasti herave të tjera për t’i dëshmuar vlerat e tyre”, ka thënë Krasniqi.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Zvicër
Të japësh mësim pa diplomë mësuesie? Mungesa e mësuesve e bën të mundur Departamenti i Arsimit, i Cyrihut ka zbutur zyrtarisht kushtet e punësimit për mësuesit. Kështu, sot mund...
-
Osmani: Mërgata është pasuria e Kosovës
-
Komente antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Simpoziumi i LMSHZ-së, një sukses që po tërheq vëmendjen e shumë mjekëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Austri
-
Reshjet e shiut dhe stuhitë shkaktuan probleme në Austri Moti i rëndë ka çuar në 55 operacione të zjarrfikësve në Vorarlberg të hënën....
-
Qeveria e Austrisë diskuton për ruajtjen e gazit
-
Debat për kurset e gjermanishtes për refugjatët në Austri
-
Jehon kënga dhe vallja shqiptare në sheshin e qytetit Villach, në Austri
-
Pushimet verore filluan edhe në Austri