Shqipëria
Kokëdhima sfidon Erion Veliajn për të parin e Tiranës
Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke sfiduar kështu Erion Veliajn e PS-së.
Kokëdhima shprehet se sfidon Veliajn si kryetar bashkie, pasi, sipas tij, është modeli i Rilindjes. “Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë “ZGJIDHJA” që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Është shumë e rëndësishme për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv, ka thënë ai.
Ai ka akuzuar Erion Veliajn, duke e quajtur përfaqësues të sektit të Rilindjes. “Veliaj ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës së korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, deklaroi Kokëdhima.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












