Kosova
KMDLNj kërkon protesta për faturat e rrymës për veriun
Shala theksoi se kjo protestë duhet të bëhet pasi vendimi i Gjykatës së Apelit nuk po zbatohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë
Kreu i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala, në takimin që ka pasur me kryeministrin Ramush Haradinaj ka kërkuar protesta për të ndaluar pagesën e rrymës për veriun e vendit.
Shala ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të duhej ta mbante një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për plaçkitjen që po iu bëhet qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve, për dëmin që është në vlerë dhjetëra milionë euro për shqiptarët. Shala theksoi se kjo protestë duhet të bëhet pasi vendimi i Gjykatës së Apelit nuk po zbatohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Ndërsa në njoftimin e qeverisë për ktë takim nuk përmendet askund se është diskutuar për këtë çështje. Aty theksohet se Haradinaj te ketë thënë se puna e KMDLNJ-së, në identifikimin dhe raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut ka pas rol të rëndësishëm në të kaluarën, por vazhdon të ketë edhe sot. “Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë, në këtë rrugë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











