Futboll
Klubi italian, në garë për Rashicën
Duket se pas Milanit e Napolit, “Biancocelesti” bëhen ekipi i tretë italian që hyn në garë për futbollistin kosovar, Milot Rashica. Ky i fundit ka nisur të bëhet objektiv i shumë klubeve evropiane, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti kosovar do të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës, pasi klubi gjerman ra në Ligën e dytë. Dhe, interesim për përfaqësuesin kosovar kanë shfaqur klubet gjermane, angleze dhe ato italiane. E në garë për futbollistin ofanziv së fundmi është futur edhe Lazio.
Mediat italiane shkruajnë se klubi italian synon ta sjellë në stadiumin “Olimpico” edhe një kosovar, pas Vedat Muriqit. Drejtori sportiv, Igli Tare, është duke punuar në këtë drejtim dhe mund ta ketë më të lehtë pasi është bashkëkombës me Rashicën. Sulmuesin e krahut, Lazio mund ta bëjë të vetin për 10 deri në 12 milionë euro.
Por, “Biancocelesti” kanë konkurrencë të fortë për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses. Në Itali, Rashicën e pëlqejnë edhe Milani e Napoli. Kurse, në Gjermani e ndjekin qe një kohë, Leipzigu, Bayer Leverkuseni, Bayern Munichu, Borussia Dortmundi, Wolfsburgu dhe Eintracht Frankfurti.
Kurse, në Angli e do më së shumti Aston Villa, por nuk mbeten prapa as West Hami dhe Southamptoni. Si alternativë të Rashicës, Lazio e ka Xherdan Shaqirin, i cili megjithatë kushton më shtrenjtë. Rashica i ka realizuar tre gola dhe i ka dhuruar pesë asistime në 26 ndeshjet e sezonit të fundit me ekipin gjelbër e bardhë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












