Futbolli Shqiptar në Zvicër

Klubet shqiptare luajnë me 81 ekipe futboll në Zvicër

Tetë klubet e para sjellin 60 ekipe garuese në futbollin amator të Zvicrës. Klubet me organizimin më të mirë, e me më së shumti ekipe janë klube që vijnë nga liga e dytë ndërregjionale dhe liga e dytë regjionale.

 

Numri i të rinjëve shqiptarë që luajnë futboll në ekipe futbollistike të Zvicrës, duhet të jetë jashtëzakonisht i madh, ata janë prezentë kudo, në çdo ekip e në çdo ligë.

Nëse i referohemi faqës zyrtare të futbollit zviceran, diaspora shqiptare e Zvicrës është prezente në Federatën e Futbollit Zviceran me 27 klube dhe gjithsej 81 ekipe.

Klubet me organizimin më të mirë, e me më së shumti ekipe janë klube që vijnë nga liga e dytë ndërregjionale dhe liga e dytë regjionale. Tetë klubet e para sjellin 60 ekipe garuese në futbollin amator të Zvicrës.

Klubet e ligës së tretë dhe katërt garojnë pothuajse vetëm me nga një ekip, disa klube kanë në përbërjen e tyre edhe ekipin e seniorëve, por asnjëri prej tyre nuk kanë ekip të juniorëve. Numri i klubeve të ligës së katërt dhe tretë, bashkë me nënseksionet, shkon 21 ekipe.

 

Renditja e mëposhtme tregon klubet shqiptare në liga ku luajnë dhe me sa ekipe aktive janë në kampionat e futbollit zviceran:

 

Liga 2 ndërregjionale:

FC Kosova Dietlikon ZH, 10 Ekipe, sezonin vjeshtor starton në ligën e parë

FC Iliria Solothurn, 13 Ekipe

FC Prishtina Bern, 7 Ekipe

FC Dardania Lozanë, 6 Ekipe

 

Liga 2: 

FC Dardania Basel, 7 Ekipe

FC Besa Biel Be 10 Ekipe

FC Kosova Ge, Gjenevë, 4 ekipe

FC Eagles Aarau 3 Ekipe  Liga  3:

FC Besa St. Gallen , 2 Ekipe

FC Dardania St. Gallen, 2 Ekipe

FC Diaspora 2014 Delèmont, 1 Ekip

FC Iliria Bern, 1 Ekip

FC Rilindja Burgdorf, 1 Ekip

KF Shqiponja Langenthal, 1 ekip

FC Iliria Payerne, 1 Ekip

 

Liga  4: 

FC Albania Schwerzenbach ZH, 1 ekip

FC Tetova Dübendorf Zh, 1 Ekip

KF Liria Wildegg AG 1 Ekip

FC Kosova NE, Couvet, 1 Ekip

FC Bashkimi Vevey, 2 Ekipe

Seniorët:

 FC Newborn 30+

Cis Marigona 30+ Deredingen

Ekipe shqiptare që luajnë si nënseksione të klubeve tjera:

FCD Bashkimi Siebnen FC Bashkimi Linth

Rinia Shqiptare Oberwallis

FC Tetova Basel

FC Labinoti Amriswil (starton sivjet ne vjeshtë si klub në vete)

 

Plotësim për lexuesit: ky shkrim është shkruar për botimin e revistës albinfo.ch. Renditja e publikuar i referohet gjendjes aktuale të muajit maj 2017.