Lajme
Kjo firmë e çokolladës zvicerane mbron vendimin për të qëndruar në Rusi
Gjigandi zviceran i çokollatës Barry Callebaut mbrojti vendimin për të qëndruar në Rusi, pavarësisht nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, i cili ka bërë që qindra firma të huaja të ndalojnë operacionet e tyre ruse, njofton albinfo.ch.
Në një fjalim video në një tubim jashtë parlamentit në Bernë muajin e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sulmoi firmat zvicerane që vazhdojnë të bëjnë biznes në Rusi, “edhe pse fëmijët tanë po vdesin dhe qytetet tona po shkatërrohen”.
Zelensky veçoi grupin ushqimor Nestle, një klient kryesor i Barry Callebaut, prodhuesi më i mirë në botë i produkteve të çokollatës dhe kakaos me cilësi të lartë.
Barry Callebaut ka tri fabrika në Rusi, ku punëson 500 njerëz. Vendi përfaqëson më pak se pesë për qind të vëllimit të tij të shitjeve.
“Ne jemi këtu para së gjithash për punonjësit tanë”, tha shefi ekzekutiv Peter Boone në një konferencë shtypi për të paraqitur rezultatet e kompanisë.
“Lufta në Ukrainë u nis nga qeveria ruse, jo nga populli rus”, tha ai. Boone, i cili mori drejtimin në shtator, tha se grupi nuk dëshironte të shkurtonte furnizimet për kompanitë ushqimore që kanë nevojë për përbërësit e Barry Callebaut për shumë produkte.
“Klientët tanë sjellin ushqim të përditshëm në të gjitha llojet e formave”, tha Boone.
Një mori firmash, kryesisht perëndimore, duke filluar nga McDonald’s tek H&M dhe Goldman Sachs, kanë ndërprerë veprimtarinë në Rusi që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










