Shqipëria
Marrëveshja e parë e bashkëpunimit VV-LDK
Është bërë e ditur se VV-ja dhe LDK-ja kanë caktuar numrin e ministrave dhe të zëvendësministrave
Këtë lajm e ka bërë të ditur Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se të mërkurën në takimin e dytë të grupeve punuese të kësaj partie dhe LDK-së është definuar numri i ministrive dhe zëvendësministrave për qeverisjen e ardhshme.
Ajo ka thënë se dy partitë janë pajtuar që të kenë 12 ministri, e jo më shumë se 30 zëvendësministra në total.
“Që pas 6 tetorit kur përfundoi procesi zgjedhor, jemi angazhuar për të pasur takime me LDK-në, duke u bazuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve ku qytetarët dërguan sinjale se cilat subjekte i duan që të qeverisin me vendin. Rezultatet e zgjodhën VV-në fituese, por në përgjithësi opozitën e kaluar. Siç kemi thënë, konsiderojmë se opozita e kaluar duhet të jetë qeverisja e ardhshme. Ka pas takim edhe të krerëve. Janë dakorduar për formimin e grupeve punuese Në dy takimet isha prezente. Pati atmosferë jashtëzakonisht optimiste e pozitive. Sot jemi dakorduar për formatin e qeverisë, strukturën se si do të duket qeveria Kurti, për numrin e ministrive. Sot u definua se do të jenë vetëm 12 ministri. I kemi pasqyruar se si do të duken. S’do të ketë më shumë se 27 zëvendësministra, e jo afër 100 sa ishin. Kemi caktuar që të mos ketë më shumë se 30, por numri 27 është përmendur”, ka deklaruar ajo në Interaktiv të KTV-së.
Sipas saj, katër nga ministritë do të jenë “superministri” bazuar në fuzionimin e tyre. Këtu përfshihen Ministria e Punëve të Jashtme, ku tash pritet të hyjë edhe ajo e Integrimeve Evropiane si dhe e Diasporës. Te ajo e Brendshme do të përfshihet ajo e Pushtetit Lokal dhe ajo e Administratës. Haxhiu ka thënë se fuzionim do të ketë edhe te Ministria për Zhvillim Ekonomik.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












