Futboll
Kjo është data kur mund të rikthehet Vedat Muriqi!
Vedat Muriqi aktualisht është në vetizolim në Turqi, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Pas një problemi muskulor dhe koronavirusit, sulmuesi kosovar mund të rikthehet vetëm në pjesën e dytë të muajit tetor, që nënkupton se mund t’i humbasë ndeshjet e muajit tjetër me Kosovën.
Muriqi e ka pritur sigurisht një nismë më të mirë të aventurës në Lazio, shkruan Gazeta Express.
Biancocelesti janë duke e pritur, kurse ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit.
Përfaqësuesi kosovar nuk ka simptoma, por është vetizoluar për dy javë.
Por, kur pritet të rikthehet ai në fushat e blerta?
Sipas mediave italiane, 26-vjeçari mund të debutojë në kampionatin italian vetëm pas ndeshjeve të Kombëtareve.
Ai nuk është i përgatitur për shkak se së fundmi kishte pësuar lëndim, i cili ia kishte pamundësuar paraqitjen me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë.
Dhe, koronavirusi do ta detyrojë të mbetet edhe dy javë pa ushtruar me ekipin dhe kjo nënkupton se ai me gjasë do të mbetet larg “Dardanëve” edhe në ndeshjet e tetorit, e mbi të gjitha në duelin jetik me Maqedoninë e Veriut, që luhet më 8 të muajit tjetër.
Lazio, nga ana e saj, pret që ish-futbollisti i Fenerbahçes të zbresë në fushë vetëm më 17 tetor, në ndeshjen Sampdoria – Lazio.
Kështu, Muriqi do të rikthehej në kohën e duhur për t’u përgatitur sa më mirë për angazhimet në Ligën e Kampionëve.
Lazio do të luajë në Champions më 20 ose 21 tetor.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














