Lajme
Kina mohon raportin mbi sëmundjen e tre shkencëtarëve në Wuhan para pandemisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, e cilësoi si “krejtësisht të pavërtetë” raportimin se tre shkencëtarë të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë në vjeshtën e 2019-s
Kina ka mohuar fuqishëm të hënën raportimin e “Wall Street Journaliy” që citonte materiale të inteligjencës amerikane, sipas të cilëve disa pjesëtarë të stafit të laboratorit kryesor të viruseve në Wuhan ishin sëmurë pak kohë para evidentimit të pacientit të parë me simptoma të COVID-19 më 8 dhjetor 2019.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, e cilësoi si “krejtësisht të pavërtetë” raportimin se tre shkencëtarë të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë në vjeshtën e 2019-s raporton The Guardian, përcjell Albinfo.ch.
Raporti, i bazuar në të dhënat më herët të pazbuluara të inteligjencës amerikane, ka bërë të ditur se punëtorët e laboratorit kishin shfaqur simptoma si të COVID-19, ashtu edhe të gripit të zakonshëm sezonal.
Shkrimi i “Wall Street Journalit” është botuar në prag të takimit kyç të trupit vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të diskutuar hollësitë e fazës së ardhshme të hetimit rreth origjinës së koronavirusit.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












