Lajme
Kevin Sekniqi, shqiptari i radhës i përfshirë në renditjen e prestigjiozes Forbes
“Forbes” vlerëson shkodranin Kevin Sekniqin për idenë novatore
Kevin Sekniqi është shqiptari i radhës i përfshirë në renditjen e prestigjiozes Forbes, përcjell albinfo.ch.
Ai është 30 vjeç dhe po konsiderohet si një nga themeluesit e start-up-et më të suksesshme në Amerikë, në fushën e Blockchain (Zinxhirët e Blloqeve), teknologjia që qëndron pas kriptomonedhave si Bitcoin.
Si themelues dhe shefi i teknologjisë në kompaninë “AvaLabs”, prestigjiozja amerikane Forbes e shpalli Sekniqin si liderin më me influencë në fushën e Financës në edicionin e saj “30 më të mirët nën 30 vjeç”.

Shpirti i sipërmarrjes, sipas tij, është i lindur, por qyteti ku kaloi adoleshencën, Shkodra, ia dha lirinë për të ëndërruar
“Kohën në Shkodër me lirinë që kam pasur, për të eksploruar ato që kam pasur qejf të eksploroj, kanë qenë shumë të rëndësishme për zhvillimin tim dhe nuk e ndërroj me asgjë‘, tha për Top Channel Kevin Sekniqi, Bashkë-Themelues AvaLabs.
Me eksperiencën nga pas dhe historinë e suksesit, Sekniqi është gati të hapë portën e mundësive për të gjithë të rinjtë shqiptarë në botën e kriptomonedhave, industri që po njeh zhvillim të vrullshëm.
“Shumë shpesh më vjen keq që shoh se si ai truri i madh i Shqipërisë ikën dhe nuk ka mundësi me investuar për të ardhmen. Njoh persona jashtëzakonisht të talentuar në Shqipëri që janë duke hapur disa start-upe. Është jashtëzakonisht e qartë që talentet më të mira në Shqipëri janë të njëjtin klas dhe kategori me ata në Amerikë. Do doja të kisha qejf që Shqipërinë ta shihja kampione në Ballkan dhe Evropë në teknologji”, deklaroi ai.
Ndërsa pagesat digjitale dhe inteligjencat artificiale po ndryshojnë përditshmërinë për njerëzit kudo në glob, Shqipëria ka mundësinë të bëhet pararojë e zhvillimit, sipas talentit shqiptar
“Mendoj se me start-up-e do mundohem të sjell influencë, kapital për të zhvilluar brezin e ri në fushën teknologjike, por jo vetëm aty, edhe në industri apo shkencë janë nga fushat më të rëndësishme për të zhvilluar shtetin dhe do të kisha shumë dëshira të jepja kontributin tim në këtë pjesë”, tha Kevin Sekniqi, bashkëthemelues AvaLabs.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












