Lajme
Shtetet që nga sot i fillojnë masat lehtësuese
Vendet evropiane fillojnë zbutjen e masave
Është bërë e ditur se prej sot një numër i madh i vendeve evropiane fillojnë të heqin disa nga masat restriktive të vendosura për shkak të pandemisë me Kovid-19.
Italia – Italianët do të mund t’i vizitojnë të afërmit e tyre, të grumbullohen në grupe të kufizuara, të hapen parqet dhe të mbajnë distancë fizike mes njerëzve në to. Puna në ndërtimtari dhe tregtia me shumicë tërësisht ka rifilluar. Kafenetë, restorantet dhe baret do të shesin ushqim për në shtëpi. Shkollat nuk do të hapen deri në shtator. Mbeten kufizimet për lëvizje nga një rajon në tjetër. Maskat vlejnë për aeroportet dhe stacionet dhe për transportin publik. Fluturimet e udhëtarëve në aeroportet në Sampino në Romë dhe Peretolla në Firencë, të cilët ishin në mesin e aeroporteve të mbyllura përkohësisht për shkak të epidemisë, janë hapur.
Spanja – Duke filluar prej sot, është hapur puna e objekteve të vogla tregtare si sallonet e flokëve të cilat mund të pranojnë klientë individualë në orën e caktuar paraprakisht. Baret, kafenetë dhe restorantet do të shesin për nevojat shtëpiake. Maskat janë të obligueshme në transportin publik. Në ishujt më të vegjël arkipelagun e Kanarit dhe Balear do t’iu lejohet që të hapin disa shitore, muze dhe ballkone të bareve dhe restoranteve, por me kapacitet të kufizuar. Shkollat mbeten të mbyllura deri në shtator.
Greqia – Gati 10 për qind të salloneve të mbyllura të shitjes do të mund t’i hapin dyert, përfshirë edhe libraritë, shitoret e elektronikës, optikët, vendet për kontrollim të automjeteve, shitore për produkte sportive, shitore për materiale kopshtare, sallone të flokëve dhe sallone të bukurisë. Kisha do të hapë dyert vetëm për lutje individuale.
Portugalia – Shitoret e vogla nëpër lagje, sallonet e flokëve po hapen, shitja e automobilave, libraritë. Shërbimet tatimore gjithashtu hapën dyert sipas mbledhjes së dakorduar dhe kërkojnë bartjen e maskës mbrojtëse. Maskat mbrojtëse po bëhen të obligueshme në transportin publik. Sportet individuale në vende të hapura janë të lejuara.
Gjermania – Shkollat gradualisht po hapen prej sot në disa provinca. Do të mund të hapen edhe sallonet e flokëve. Vazhdon hapja e kishave, muzeve dhe kopshteve zoologjike. Baret dhe restorantet vetëm do të bëjnë dërgesa për shtëpi. Maskat mbrojtëse mbeten të obliguara në transport dhe shitore.
Austria – Po hapen disa shkolla. Maskat mbrojtëse janë të obligueshme në transportin publik dhe shitoret.
Belgjika – Bizneset të cilat nuk pranojnë vizitorë do të hapen, ndërsa maskat do të bëhen të obligueshme për transportin publik.
Hungaria – Jashtë Budapestit, hapen ballkonet e kafeneve dhe restoranteve. Trajnimi profesional sportiv po rifillon. Maskat janë të obligueshme në shitoret dhe transportin publik.
Polonia – Hotelet, qendrat tregtare, disa nga institucionet kulturore janë të hapura, përfshirë edhe bibliotekat dhe disa muze.
Kroacia – Vazhdojnë me punë veprimtaritë shërbyese, ku ka kontakt të afërt me klientë, siç janë sallonet e flokëve.
Sllovenia – Prej sot hapen ballkonet e kafeneve dhe restoranteve, si dhe muze, sallonet e flokëve dhe libraritë. Fillojnë stërvitjet e sportistëve profesionistë. Maskat janë të nevojshme në hapësira të mbyllura në vende publike, në transportin publik dhe në shitore.
Islanda – Universitetet, muzetë dhe sallonet e flokëve përsëri po hapen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve















