Integrimi
Këshilltarja kosovare e presidentes kroate, Kolinda Kitaroviq
"Edhe pse e dua Kosovën shumë dhe mundohem të vij sa më shpesh, ende nuk e shoh veten si politikane në Kosovë"
Gentiana Fana është këshilltarja shqiptare e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitarovic, në një intervistë ajo tregon për arritjet e angazhimet në shtetin kroat, si dhe ambicien që një ditë të kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin e saj, përcjell albinfo.ch.
Ajo është shqiptarja e vetme në kabinetin e Presidencës kroate, e cila ka folur për politikën kosovare dhe për pozitën e saj në raport me vendet evropiane. Fana, që tash e një kohë këshillon presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, ka treguar se a do të jetë e gatshme në të ardhmen të shërbejë si politikane edhe në Kosovë.

26-vjeçarja kosovare me prejardhje nga komuna e Drenasit, Gentiana Fana, shërben qe disa vjet si këshilltare për të rinjtë në presidencën kroate.
Ajo ka folur për angazhimet e saj në Kroaci, për ambiciet e saj për të ardhmen dhe për mundësinë që ajo të shërbejë si politikane në Kosovë. Ndër të tjera Fana ka përmendur edhe ngjashmëritë e dallimet mes kulturës kosovare dhe asaj kroate. Mirëpo pavarësisht suksesit të saj atje, ajo është shprehur e shqetësuar për politikën kosovare, për korrupsionin dhe për sfidat e tjera me të cilat po përballet Kosova, shkruan zëri.

“Kam përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit. Gjatë studimeve isha shumë e angazhuar dhe merrja pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare duke përfaqësuar Kroacinë. Meqenëse isha shumë aktive puna ime u pa edhe nga këshilltarët e presidentes, të cilët edhe më kontaktuan. Për mua ishte e pabesueshme dhe më duket që asnjëherë nuk do ta harrojë ditën kur kryetarja kroate më shpalli si anëtare të kabinetit të saj, tha Fana.

“Pavarësisht angazhimeve të shumta është vërtet kënaqësi të punohet me të, pasi është e drejtë, por edhe jashtëzakonisht e suksesshme e inteligjente. Nuk e di se sa e dini, por Kolinda Grabar Kitaroviq është gruaja e parë ministre e Punëve të Jashtme, grua e parë asistente e sekretarit të NATO-s dhe gruaja e parë presidente në Kroaci”, është shprehur ajo. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














