E-Diaspora
Këshilltari Rexhepi kërkon që kantoni i Bernës t`u japë të drejtën e votës të huajve me vizë C
Rexhepi shquhet në mbrojtjen e të drejtave të të huajve pavarësisht ngjyrës dhe përkatësisë së tyre kombëtare
Nazim Ahmet Rexhepi, me prejardhje nga Malisheva e komunës së Gjilanit, i natyralizuar prej vitesh në Zvicër, krahas detyrës së sekretarit në Sindikatën Unia të regjionit të Bernës, tashmë tre madate bën edhe punën e këshilltarit në komunën Langnau im Emmental të këtij kantoni.
Rexhepi shquhet në mbrojtjen e të drejtave të të huajve pavarësisht ngjyrës dhe përkatësisë së tyre kombëtare.
Ai, në një nga mbledhjet e Asamblesë së komunës Langnau im Emmental të mbajtur javën e kaluar ka parashtruar kërkesën që edhe të huajve me vizë C Me leje të përhershme qëndrimi), si kontribuues në tatime dhe fusha të tjera të jetës t’u lejohet e drejta e votës, së paku në nivel komunash, edhe në kantonin e Bernës.
Rexhepi e sheh si fenomen paradoksal refuzimin e kësaj të drejte, kur dihet se në kantonet e Zvicrës frëngjishtfolëse, këtë të drejtë e ushtrojnë të gjithë ata që e posedojnë vizën C.
Sipas, Rexhepit edhe pse janë dhënë arsyetime me prova që kësaj kategorie duhet t’i mundësohet e drejta e votës prapë se prapë nuk është gjetur zgjidhje e efektshme rreth këtij problemi.
Kjo çështje mjaft e ndjeshme po konsiderohet si një ndërhyrjej politike dhe si i tillë po bëhet gjithnjë e më shumë preokupim i të gjithëve, e jo vetëm problem ekskluziv i partive.
“Prandaj, pa pushim do të punohet që kjo e drejtë të realizohet nëse është nevoja edhe nëpërmjet organizimit të një referendumi apo iniciative qytetare. Derisa komunat vjelin tatime direkte dhe indirekte nga ata që kanë vizë C, që njëherësh nëpërmjet saj kanë edhe të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, më duket absurde” thotë Rexhepi, “mohimi i të drejtës së tyre, për të votuar dhe për të qenë pjesë e jetës publike, në komunat ku jetojnë”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









