Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën
Franca, e cila kryeson me Këshillin e Sigurimit, nuk e ka futur në rend dite kërkesën e Serbisë për trafikim me organe njerëzore
Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot debatohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Këshilli do të shqyrtojë raportin tre mujor të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon.
Kosovën në mbledhjen e Këshillit e përfaqëson ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Në raportin e tij, Ban Ki Mun shpreh kënaqësi për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke vlerësuar se mbajtja e rregullt e takimeve me ndihmën e BE-së është zhvillim inkurajues, njofton rtklive.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje të dyja palëve ta forcojnë angazhimin dhe t’i dyfishojnë përpjekjet për harmonizimin e qëndrimeve në çështjet kryesore të bisedimeve.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjithashtu bën thirrje për hetime të paanshme dhe të pavarura mbi trafikimin e organeve, si dhe për një program të fuqishëm të mbrojtjes së dëshmitarëve.
Në raportin e tij për periudhën prej 16 janarit e deri më 15 prill të këtij viti, sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-Mun, theksoi se “UNMIK-u është i gatshëm ta zgjerojë bashkëpunimin e tij të plotë me çfarëdo hetimi, që mund të udhëhiqet”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Franca, e cila aktualisht kryeson me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e ka futur në rend dite kërkesën e Serbisë për trafikim me organe njerëzore në Kosovë.
Prandaj në mbledhjen e sotme të KS në rendi të ditës do të jetë vetëm raporti i rregullt tremujor i kreut të OKB së Ban Ki Mun për gjendjen në Kosovë. Kosovën në këtë debat e përfaqëson ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









