Kosova
Kërkohet ndryshimi i kornizës ligjore për udhëtimet zyrtare
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në një shkresë dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të trajtohet me prioritet Udhëzimi Administrativ 2004/2007 për Udhëtimet Zyrtare, i miratuar nga Ministria e Shërbimeve Publike në vitin 2004, i cili ende është në fuqi.
Auditori i Përgjithshëm rekomandon rishikimin e kornizës ligjore për udhëtimet zyrtare.
Sipas auditorit, “paqartësitë dhe mungesat e identifikuara në kornizën ekzistuese ligjore kanë ndikuar në aplikimin jokonsistent të tij nga organizatat buxhetore”, përcjell albinfo.ch.
Auditori i Përgjithshëm, në shkresën e tij, thekson se gjatë punës audituese është vërejtur se udhëzuesi nuk u përgjigjet kërkesave të kohës dhe, si i tillë, nuk kontribuon në menaxhimin e rregullt, të shëndoshë dhe të mirëfilltë të parasë publike.
“Duke marrë në konsideratë këto çështje, Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar që të rishikohet e tërë korniza ligjore që ka të bëjë me shpenzimet për udhëtimet zyrtare dhe të azhurnohet për të përmbushur kërkesat e kuadrit të ri ligjor dhe institucional të Kosovës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











