Tematike
Kërkohet mbrojtje nga dhuna ndaj femrës dhe ajo familjare si dhe luftim i saj
Shtetet nënshkruese të konventës së Stambollit duhet të shpallin si vepra të dënueshme penale dhunën psikike dhe fizike seksuale, “stalking-un” (ndjekjen, ngacmimin), martesën me dhunë, synetinë e femrës, abortimin e detyruar dhe sterilizimin e detyruar
Këshilli Federal synon që përmes inkuadrimit në të ashtuquajturën “Konventë e Stambollit” të Këshillit të Evropës, të japë kontributin në drejtim të luftimit të dhunës ndaj gruas dhe dhunës familjare në gjithë Evropën sipas një standardi të përbashkët. Në një mbledhje të mbajtur sot, më 2 dhjetor, qeveria e vendit ka lëshuar një mesazh mbi ratifikimin e kësaj konvente. Ajo synon po ashtu që të japë një kontribut kundër diskriminimit të gruas dhe në favor të barazisë në mes të gruas dhe burrit, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Departamenti Federal për Drejtësi.
Shtetet nënshkruese të konventës duhet të shpallin si vepra të dënueshme penale dhunën psikike dhe fizike seksuale, “stalking-un” (ndjekjen, ngacmimin), martesën me dhunë, synetinë e femrës, abortimin e detyruar dhe sterilizimin e detyruar.
Veç këtyre, shtetet në fjalë zotohen që të marrin masa preventive si për shembull realizimin e programeve sensibilizuese, shkruan albinfo.ch. Ato po ashtu marrin detyrime që të mbrojnë dhe mbështesin viktimat, duke lënë në dispozicion numër të mjaftueshëm të vendeve për strehim si dhe një këshillimore telefonike në nivel nacional. Jetësimi i kësaj konvente do të mbikëqyret nga një grup i pavarur ekspertësh.
Legjislacioni zviceran edhe tash ka bazën e mjaftueshme ligjore për të qenë pjesë e konventës. Zbatimi i dispozitave mbi parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave, është në një pjesë të madhe kompetencë e kantoneve, të cilat, sipas rregullit po ashtu disponojnë me instrumentet e nevojshme që kërkon konventa. Vetëm çështja nëse oferta e disponueshme tashmë e këshillimeve telefonike duhet të zgjerohet ose jo, mbetet për t`u sqaruar më tutje. Por as kjo nuk përbën pengesë që Zvicra të bëhet pjesë e konventës.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë