Kosova
Kërkohet aprovimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve i është drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj m një letër, nga i cili kërkon që të merren masa për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e fëmijëve, transmeton albinfo.ch.
KOMF thotë se shkas për këtë letër janë bërë rastet e fundit të paprecedent të dhunës që kanë rezultuar dhe me humbjen e jetës së fëmijëve në Kosovë. “Fëmijët në Republikën e Kosovës përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme. Fëmijët po ballafaqohen me situata të vështira, rreziqe, dhunë, kërcënime dhe kanosje të sigurisë së tyre, ku për pasojë kemi edhe raste të cilat po përfundojnë me fatalitet deri në vrasje. Rastet e fundit të humbjes së jetës së fëmijëve, të cilat tronditën gjithë opinionin nga shkalla e lartë e përdorimit të dhunës në familje, dhunës mes bashkëmoshatarëve, përdorimit të armëve, vetëvrasjeve të fëmijëve, duhet të përbëjnë alarm për Qeverinë, institucionet, familjet dhe gjithë shoqërinë”, thuhet në letrën e kësaj organizate.
Të dhënat në Kosovë flasin për shkallë të lartë të dhunës së përdorur në familje, ku 61.4 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë deklaruar të kenë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike. KOMF-i kërkon aprovimin sa më parë të Projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve si dhe parashikimin e ndarjes së buxhetit të nevojshëm për këtë projektligj.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












