Kosova
Kërkohet angazhim për Agjendën e Reformave Evropiane
Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për media ritheksuan edhe një herë vendosmërinë e institucioneve për të kryer të gjitha detyrimet e papërmbushura
“Ministrat duhet të angazhohen që obligimet e papërmbushura për Agjendën e Reformave Evropiane t’i përfundojnë në kohë, duke intensifikuar të gjitha veprimet e nevojshme”, tha kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, i dedikuar për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane, të organizuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, transmeton albinfo.ch.
Haradinaj tha se jemi në prag të vendimeve të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave dhe u rikujtoi detyrat që institucionet përkatëse i kanë nga agjenda evropiane.
“Në këto takime duam të dimë ku jemi me Agjendën e Reformave Evropiane nga Marrëveshja, qëllim më vete janë marrëdhëniet kontraktuale me BE-në, plani i prioriteteve të MSA-së. Është koha e fundit ta kemi raportimin për mënyrën sa më reale të gjendjes”, theksoi ai.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se është koha e fundit që të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ERA dhe numëroi të gjitha detyrat që i presin ministritë përkitazi me Agjendën Evropiane.
Pas përfundimit të takimit, kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për media ritheksuan edhe një herë vendosmërinë e institucioneve për të kryer të gjitha detyrimet e papërmbushura.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












