Lajme
Kërkesat e testeve për Covid-19 arrijnë kulmin në Evropë
Pajisjet e para për testin anti-COVID në kushtet e shtëpisë kanë mbushur raftet e supermarketeve në Francë, teksa vendi regjistroi kuotën rekord prej 208 mijë rastesh të mërkurën, më shumë se dyfishi i regjistruar ditën e Krishtlindjes.
Bëhet fjalë për teste të shpejta anti-gjene që mund të kryhen vetë e që ofrojnë një mjet më shumë në luftën kundër variantit Omicron.
“Kërkon më pak kohë se një test PCR, për të cilin duhet të rrish në radhë. Nuk e di nëse është i besueshëm, por në jep një ide”, shprehet një qytetar, raporton Euronews, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë, një mungesë e testeve në farmacitë angleze po shkakton kaos, me banorët që po nxitojnë për të bërë testin PCR për t’u siguruar që nuk kanë virus, me qëllim për festuar të qetë Vitin e Ri.
“Ne shkuam të merrnim mjetet për testin vetjak, por në farmaci nuk kishte. Të gjitha dyqanet kishin shenjën se shitjet kishin mbaruar”, thotë një grua.
Ndërsa në Itali, kërkesa për teste të tilla e kombinuar me ofertën ka rezultuar një sfidë e vërtetë, teksa italianët po kalojnë orë të tëra për t’u testuar. Në Romë, disa qytetarëve iu desh të prisnin deri në 8 orë.
Këtu njerëzit qëndrojnë në radhë për orë të tëra. Disa prej tyre kanë pritur deri në 8 orë. Nëse situata këtu në Romë është disi nën kontroll, pasi njerëzit në fund arrijnë të bëjnë tamponin, në Milano disa qendra ku kryhen teste të tilla kanë arritur limitin e prenotimeve dhe rrjedhimisht shumë njerëzve u është thënë se nuk do të mund të kryejnë tamponin. Madje, në disa raste është angazhuar ushtria për të lehtësuar operacionet që kanë të bëjnë me testet e shpejta.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












