Shqipëria
Kërkesa nga Rama për BE-në pas ngjarjeve në veri të Kosovës
“Është vrarë një polic i Republikës së Kosovës nga një grup kriminal, që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës dhe është pasuar me një ditë zi kombëtare në Beograd. Kjo për ne është ë papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme”, tha Rama
Shqipëria ka kundërshtuar deklaratën e shefit për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar që blloku të dalë me një deklaratë të re.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me zëvëndëskryeministrin italian, Antonio Tajani, tha se BE-ja duhet të dalë me një deklaratë të re pas zhvillimeve në Banjskë, ku si pasojë e një sulmi nga një grup i armatosur mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.
“Shqipëria për herë të parë në 10 vjetët e fundit kundërshton një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së [më 19 shtator] është një deklaratë që jo se ka problem në vetvete, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga Borrell me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun. Por, ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. E kemi të pamundur të jemi në një vijë me BE pa parë një deklaratë të dytë, që adreson problematikën e ditëve të fundit. Është vrarë një polic i Republikës së Kosovës nga një grup kriminal, që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës dhe është pasuar me një ditë zi kombëtare në Beograd. Kjo për ne është ë papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme”, tha Rama, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se ky ishte sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për gjithë rajonin dhe për Evropën.
Rama iu referua deklaratës së lëshuar më 19 shtator nga Borrell, ku thuhej se blloku evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia “pa vonesa” të nisin zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
Këtë marrëveshje, palët e arritën më herët gjatë këtij viti. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.
Kryeministri shqiptar tha po ashtu se kërkuar nga ndërkombëtarët reagim të qartë ndaj Serbisë.
Rama theksoi se deri në momentin që nuk do të ketë një deklaratë të dytë të BE-së për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, “ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë”.
Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajanil, kërkoi që të mbështetet deklarata e shefit të BE-së, Josep Borrell të datës 19 shtator, për vazhdimin e dialogut.
“Ne i ftuam të gjithë që ta shohin veten në deklaratën e Borrellit të 19 shtatorit duke ftuar në të njëjtën kohë të gjithë që të punojmë për paqen dhe të ndalojnë çdo lloj aktiviteti ushtarak dhe dhune në atë rajon sepse dhuna sjell dhunë, kurse dialogu sjell dialog. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe dhuna nga ana e grupeve ekstremiste të zëvendësohet me diplomaci”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













