Lajme
Kërcënim me bombë në aeroplanin zviceran të kompanisë Edelweis
Edelweis është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij
Një aeroplan i kompanisë zvicerane të fluturimeve Edelweis që duhej të ngrihej në mesditën e të shtunës nga një aeroport i Qipros nuk u ngrit pasi që u bë e ditur se kishte një kërcënim me bombë.
130 udhëtarë tashmë kishin zënë vendet e tyre në avion, kur u informuan për kërcënimin me bombë, shkruan 20minuten.ch. Ata u desh të dalin sërish nga aeroplani dhe t`i nënshtroheshin edhe njëherë kontrollimit të sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Edelweis, Andreas Meier ka thënë për portalin se Edelweis është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij.
Aeroplani Airbus 320 me numër fluturimi WK0371 ishte dashur që të ngrihej nga aeroporti i Larnaca-s në orën 12.15. Por nisja u shty për rreth katër orë, pasi që u desh të nxirrej i gjithë bagazhi që të rikontrollohej nga detektorë për materie shpërthyese dhe nga qentë gjurmues, përcjell albinfo.ch. Po ashtu u desh t`i nënshtrohej këtij kontrollimi edhe vetë aeroplani.
Vetëm rreth orës 16 fluturakja arriti të nisej më në fund për në destinimin e saj, në Cyrih, Zvicër.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











