Uncategorized
Katër shqiptarë akuzohen për tregti droge dhe pastrim parash
Policia e Kantonit të Bernës ka zbuluar një rrjet të fuqishëm të tregtisë me heroinë. Vetëm me rastin e arrestimit të kryer në këtë kanton janë konfiskuar një kilogram heroinë dhe një sasi materie për përzierje të drogës si dhe disa dhjetëra mijë franga para, shkruan bernerzeitung.ch.
Në gjithë aksionin janë arrestuar katër persona, tre nga të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në burg në këtë kanton, bën të ditur prokuroria kantonale për detyra të veçanta e Policisë Kantonale të Bernës. I katërti, shtetas shqiptar në moshën 36 vjeçare, është kapur në kantonin e Tesinës nga policia kufitare.
Policia i kishte filluar hetimet që në verën e vitit 2014, transmeton albinfo.ch. Pas disa muajsh, në dhjetor të atij viti ishin kapur tre persona të dyshuar ndërsa në maj të vitit 2015 edhe personi i katërt.
Personat e arrestuar në Kantonin e Bernës janë dy shtetas të Shqipërisë, 27 përkatësisht 24 vjeçarë si dhe një shtetas i Kosovës, 37 vjeçar. Policia është e mendimit se ata janë marrë për një kohë të konsiderueshme dhe në mënyrë të vazhdueshme me tregtimin e drogës. Vetëm në periudhën në mes të marsit dhe dhjetorit 2014 ata akuzohen të kenë tregtuar rreth 4 kilogramë heroinë.
Te shqiptari i arrestuar në Tesinë janë gjetur 80 mijë franga. Ai fajësohet se, nga marsi 2014 deri në majin e vitit 2015 ka mbledhur paratë e më shumë se 100 korrierëve të drogës, duke grumbulluar gjithsej rreth 500 mijë franga.
Të katër personat fajësohen për shkelje të rëndë të ligjit mbi lëndët narkotike dhe për pastrim parash. Së shpejti ata do të dalin para gjyqit për t`u përgjigjur për këto vepra.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












