Koronavirusi: çast pas çasti
Katër milionë të prekur me COVID 19 në gjithë Botën
Më e goditura është Amerika.
Numri total i të prekurve në të gjithë botën me Covid-19, tashmë ka kaluar shifrën 4 milionë, sipas “worldometers”.
Në krye të listës, si më e goditura është Amerika me më shumë se 1 milion e 300 mijë të prekur, nga të cilët kanë humbur jetën më shumë se 78 mijë persona.
Në Evropë, Spanja është e para me rastet më të shumta pozitive, me mbi 260 mijë të prekur, ndërsa në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën mbi 31 mijë persona, më shumë se në çdo shtet tjetër në Evropë.
Ndërkohë, në Gjermani është rikthyer frika pas përpjekjeve të para për t’u rihapur. Një nga landet ka rikthyer izolimin, ndërsa pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe me dy të tjerë, shkruan Tgcom.
Në North Rhine-Westphalia, Coesfeld, mbi 100, nga 1200, punonjës të një fabrike të përpunimit të mishit, rezultuan pozitivë me koronavirus dhe kjo detyroi autoritetet të mbyllnin menjëherë fabrikën, duke rikthyer edhe kufizimet. Në Schleswig-Holstein dhe Greiz pritet të ndodhë e njëjta gjë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












