Lajme
Kardiologu Florim Cuculi, kryetar i ri i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Në një Kuvend zgjedhor të pazakonshëm që është mbajtur sot online, kryetar i ri i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës u zgjodh kardiologu i njohur, PD. Dr. Florim Cuculi.
Më i votuari në kuvend doli Dr. med. Mentor Bilali dhe pas tij me një votë më pak ishte stomatologu Gazmend Haliti, pastaj kardiologu Cuculi dhe të tjerë. Megjithatë, pjesëmarrja ishte e ulët dhe kjo nuk kaloi pa vërejtje nga kryetari i ri, raporton Albinfo.ch.
Ndryshe, anëtarë të rinj të Kryesisë prej shtatë anëtarësh janë zgjedhur angiologu Dr. Naim Mehmeti dhe Dr. Afrore Suka Qorolli. Kurse stomatologu Gazmend Haliti, psikiatër Dr. Valbona Miftari dhe gjinekologu Prof. Dr. Alban Neziri u votuan edhe për një mandat tjetër në Kryesinë e re të përbërë me specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.
Në fjalën falënderuese, kryetari i ri, kardiologu Florim Cuculi, u zotua që si kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës do të angazhohet për rritjen e numrit të mjekëve shqiptarë në shoqatë, duke shprehur njëkohësisht mirënjohen e tij të thellë për kolegun Mentor Bilali, i cili ndonëse ishte më i votuari, ia la postin e kryetarit.
Detyrën e re, siç tha ai, do ta ushtrojë me përgjegjësi e përkushtim. “Do të veçoja sot mirënjohjen time të thellë për kolegun tim, Mentorin, i cili edhe pse doli më i votuari, postin e kryetarit të LMSHZ-së kërkoi ta merrja unë. Kjo më obligon mua të angazhohem edhe më tepër për rritjen e numrit të mjekëve në Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës”, tha Cuculi.
Ai kritikoi pjesëmarrjen e ulët të anëtarëve në Kuvendin zgjedhor. “Pjesëmarrja e ulët e anëtarëve të LMSHZ-së në Kuvendin zgjedhor është njëra nga pikat që duhet ta trajtojmë dhe e shoh po ashtu si një detyrë që duhet të punoj më tepër në këtë drejtim”, u shpreh Cuculi, transmeton Albinfo.ch.
Kuvendin e moderoi psikiatër Dr. Valbona Miftari, sekretare e përgjithsme e LMSHZ-së në mandatin e kaluar, edhe tani. Ajo spikati punën e LMSHZ-së dhe angazhimin në vijën e parë të frontit të mjekëve në luftën kundër virusit Covid-19, përcjell Albindo.ch.
“Siç e dini, ky Kuvend ishte paraparë të mbahej në të njëjtën ditë me Simpoziumin e Dytë të Shkencave Mjekësore vitin e kaluar në Stadtspital Triemli në Zürich, por për shkak të situatës së përgjithshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19, në pajtim me rekomandimet e BAG-ut, Zyrës Federale të Shëndetit Publik, si dhe në koordinim me anëtarët aktivë të Lidhjes u shty, e bashkë me të edhe mandati i Kryesisë sonë», u shpreh Dr. Valbona Miftari.
Kardiokirurgu Prof. Dr. Omer Xhemajli që sot për herë të fundit drejtoi mbledhjen e LMSHZ-së, në fillim të mbledhjes kërkoi një minutë heshtje për viktimat e spitalit të Tetovës, duke shprehur kështu keqardhje për ta dhe të lënduarit. Ai në këtë fjalim përmbyllës të angazhimit të tij si kryetar i LMSHZ-së veçoi të arriturat dhe koonsolidimin e shoqatës, duke e regjistruar atë me një statut të përpiluar mirë, një simpozium të suksesshëm, angazhime të tjera dhe afrimi i shoqatës te mjekët shqiptarë në Zvicër.
“Si kryetar nuk do të kandidoj më”, tha ai.
Xhemajli shtoi se nuk do të jetë më as pjesë e Kryesisë. “Dua që në këtë mandat të kemi emra të rinj”, u shpreh ai, duke i siguruar të pranishmit se ai do të vazhdojë të mbështesë Kryesinë e LMSHZ-së aty ku ka nevojë për të.
Në këtë Kuvend, të parin të mbajtur online, organizatorët veçuan ftesën që i kanë bërë mediumit të vetëm, Albinfo.ch, për ta përcjellë mbajtjen e Kuvendit, i cili kaloi në një frymë mirëkuptimi e diskutimi të shëndoshë mes mjekeve dhe mjekëve anëtarë të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










