Lajme
Karantina në Zvicër, arsyeja që po e pengon diasporën të vizitoj Kosovën
Muaji prill nuk ka sjellur shumë mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë. E arseyja për këtë duket të jetë karantina e detyrueshme të cilën e ka vendosur Zvicra, si kusht për udhtarët që vijnë nga shtete me rrezikshmëri të lartë të infektimit me virusin Covid-19, e që një ndër këto shtete është edhe Kosova.
Përmes një ankete në llogaritë e albinfo.ch në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, diaspora shqiptare është pyetur si: “A do të shkoni në pushime në Kosovë, nëse nuk do të kishte karantinë kur të ktheheni në Zvicër?”.
Në ndërkohë lexuesit e albinfo.ch janë përgjigjur me shumë komente dhe mesazhe në këtë pyetje.
Shumica prej tyre kanë thënë, se do të shkonin në Kosovë gjatë kësaj kohe nëse nuk do të kishte karantinë kur të ktheheshin në Zvicër. Por ka edhe nga ata që kanë thënë se nuk kishin planifikuar të shkonin tash, por sigurisht që do të shkojnë të vizitojnë Kosovën gjatë muajve të verës.
Disa nga përgjigjet e mërgimtarëve:
L.S: “As karantinë, as asgjë s’ka që më ndal që t’shkojë në Kosovë”.
M.S: “Mezi po presim. Me apo pa karantinë. “Kysmet”. Uroj vetëm ta kemi shnetën”.
H.Q: “Dita që të largohet (karantina) më lajmro të lutem, të nesërmen ta dërgoj një foto nga Kosova”.
D.J: “Jo, sepse njëherë nuk i kemi punët, s’kemi pushim”.
SH.V.E: “Me padurim po presim të vijmë në pushim në vendlindjen tonë”.
A.B.H: “Po patjetër, Kosovën e kemi oksigjen”.
Këto janë vetëm disa nga përgjigjet e shumta që janë drejtuar në albinfo.ch, numër i madh i tyre kanë shkruar përgjigje pothuajse të ngjashme me të cilat i kemi cituar ne.
Zvicra e ka futur Kosovën në zonën me rrezikshmëri të lartë për infektim me koronavirus, që nga data 22 mars 2021. E njejta listë është ende në fuqi, që nënkupton se të gjithë banorët e Zvicrës nuk mund të lëvizin lirshëm në Kosovë, gjegjësisht, pas kthimit i nënshtrohen detyrimit të karantinës./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? Përmes Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ne po mbështesim kryeqytetin e Shqipërisë në ecjen... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












