Kosova
Kapet me katër orë luksoze në Aeroportin e Prishtinës
Tentoi të fuste orë luksoze pa i deklaruar – ndalohet në aeroport
Një udhëtar që kishte udhëtuar nga Londra drejt Prishtinës është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me katër orë dore luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar në kufi, siç kërkohet nga ligji. Vlera totale e orëve të sekuestruara kap shifrën prej mbi 45 mijë eurosh.
Sipas njoftimit zyrtar të Doganës së Kosovës, ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 10:30, në pikëkalimin kufitar të aeroportit, gjatë kontrollit të pasagjerëve që kishin mbërritur me fluturim nga Londra. Udhëtari në fjalë kishte zgjedhur të kalonte nëpërmjet kanalit të gjelbër, i cili është i destinuar për personat që nuk kanë mallra për të deklaruar.
Megjithatë, pas analizës së rrezikut dhe kontrollit përmes skanerëve, doganierët zbuluan në bagazhin e tij katër orë dore me vlerë të konsiderueshme. Mallrat janë konfiskuar menjëherë, ndërsa ndaj udhëtarit është nisur procedura kundërvajtëse.
Dogana ka rikujtuar se të gjithë udhëtarët janë të obliguar të deklarojnë mallrat e vlefshme gjatë kalimit kufitar. Mosdeklarimi i tyre konsiderohet shkelje ligjore dhe mund të çojë në gjobitje, konfiskim të mallrave dhe masa të tjera ndëshkuese.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e ekonomisë dhe rritjen e transparencës në të gjitha proceset kufitare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.
E-Diaspora
-
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare Mërgimtarët po vazhdojnë kthimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa pritjet në Dheu i Bardhë... -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













