Lajme
Shkelin rregullat e qëndrimit në Gjermani, raportohen 7 pasagjerë nga Kosova
Shkeljen më të rëndë e kishte bërë një çift i martuar që kishte tejkaluar qëndrimin e lejuar 90-ditor me më shumë se dy javë
Shtatë pasagjerë nga Kosova e kanë angazhuar policinë në Aeroportin e Memmingenit të dielën. Ata ishin me vonesë – dhe janë raportuar.
Policia kufitare në Aeroportin e Memmingenit dje (22 qershor 2025) ka zbuluar shtatë pasagjerë “me vonesë”, transmeton albinfo.ch. Të gjithë ata ishin nga Kosova që kishin qëndruar më shumë se dy javë në Gjermani.
Shkeljen më të rëndë e kishte bërë një çift i martuar që kishte tejkaluar qëndrimin e lejuar 90-ditor me më shumë se dy javë. Të dy kanë qëndruar në zonën Shengen 15 ditë më shumë se që e kishin të lejuar, thonë zyrtarët, shkruan allgaeuer-zeitung.de.
Një burrë tjetër (30) nga Kosova kishte qëndruar dy ditë më shumë, dhe një grua 50-vjeçare ishte “vonuar” me vetëm një ditë.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore










