Lajme
Kancelari gjerman i tronditur nga fitorja e ekstremit të djathtë: Humbja më e rëndë në dekada
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar sot se është i tronditur nga rezultati i zgjedhjeve rajonale në landin Saksoni-Anhalt.
Merz ka thënë se kjo është humbja më e rëndë zgjedhore që partia e tij, CDU, e cila ka qeverisur në Saksoni-Anhalt për 24 vjet, ka pësuar në vite apo dekada.
“Jemi të gjithë thellësisht të tronditur… Nuk e prisnim që gjërat të shkonin kështu”, ka thënë Merz.
Ai ka shtuar se votimi do të ketë pasoja duke thënë se mjafton një vështrim mbi ata që e uruan AfD-në për të kuptuar nivelin e vëmendjes ndërkombëtare që ka tërhequr ky rezultat teksa tha se “kur pothuajse 60% e votuesve… votojnë për parti politike që vënë në dyshim në thelb institucionet demokratike të vendit tonë… ky është një rezultat zgjedhor që nuk mund ta kalojmë thjesht sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
Ndryshe, partia e tij u mposht thellë nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet rajonale, rezultat që mund t’i hapë rrugën partisë së ekstremit të djathtë për të udhëhequr qeverinë e parë rajonale të së djathtës ekstreme në Gjermani që nga epoka naziste.
AfD-ja, e klasifikuar nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme si një grup ekstremist, mbeti fare pranë shumicës absolute në zgjedhjet e së dielës në landin lindor të Saksonisë-Anhalt.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












