Lajme
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë
Kancelari austriak 66-vjeçar Christian Stocker i ÖVP shkaktoi polemika gjatë turneut të tij veror në Salzburg me vërejtjet e tij rreth kujdesit të papaguar për fëmijët.
Në një diskutim në Hotel Pitter me rreth 200 qytetarë, ai u pyet nëse ishte në dijeni se gratë kryejnë mesatarisht 96 orë kujdes të papaguar për fëmijët në javë.
“Nuk do ta shihja kujdesin për fëmijët si punë, do t’jua them sinqerisht,” tha Stocker. Familja, sipas tij, nuk është një shërbim ekonomik, por do të thotë të marrësh përgjegjësi për njëri-tjetrin dhe të bësh diçka pa u paguar për të. “Familja nuk duhet të llogaritet si punë e paguar. Nëse i shohim familjet si një ‘rast biznesi’, nëse i trajtojmë familjet si një problem matematikor, atëherë ky është një imazh i ndryshëm i familjes nga ai që kam unë,” vazhdoi kancelari, duke shtuar: “Unë nuk i rrita fëmijët e mi si një problem matematikor”, shkruan theinternational, transmeton albinfo.at.
Vërejtjet shkaktuan disa fishkëllima nga publiku.
Pjesë e një turneu mbarëkombëtar
Eventi ishte pjesë e turneut të Stocker në Austri, përmes të cilit ai synon të mbledhë shqetësimet e qytetarëve dhe të nxjerrë prej tyre tema për punën e qeverisë në vjeshtë. Midis tyre është një standard uniform trajnimi për paramedikët. Procesi i përzgjedhjes për 200 pjesëmarrësit kishte tërhequr më parë kritika, veçanërisht nga FPÖ.
Opozita e indinjuar
Komentet e Stocker shkaktuan indinjatë në opozitë. Zëdhënësja federale e të Gjelbërve, Leonore Gewessler, reagoi me indinjatë, duke shkruar në Bluesky se nënat meritojnë një kërkimfalje, jo tallje. Lideri i FPÖ, Herbert Kickl, tha gjithashtu se kancelari po tallte nënat me vërejtjet e tij: “Kjo ÖVP është krejtësisht e lirë nga empatia, armiqësore ndaj familjeve dhe vite dritë larg realitetit të përditshëm të popullsisë së vet.”
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











