Lajme
Kampioni i boksit në Suedi, tatuazh me Hasan Prishtinën dhe Albin Kurtin
Mërgimtarët mbështesin Kurtin edhe në këtë mënyrë
Pak ditë më parë, u bë e ditur se Kosova do të shkojë në zgjedhje së shpejti. Saktësisht data e zgjedhjeve është paraparë me datën 14/02.2021.
Mbështetësit e partive politike, edhe në mërgatë, janë të shumtë. Naim Terbunja, boksieri profesionist me një karrierë të lavdishme, ku prej 236 meçeve pati vetëm një humbje, vjen me një ide domëthënëse, transmeton albinfo.ch. Përpos votës, Terbunja ka një vepër artistike origjinale në trupin e tij, në përkrahje të Kurtit.
Naim Terbunja në krahun e tij ka të vizatuar një portret, sa historik po aq edhe domëthënës. Në këtë portret shohim dy gjysmëfigura të cilat përplotësohen dhe shkrihen në një. Në atë të simbolit të kombit e të dinjitetit të shqiptarëve.
Është interesante ky tatuazh në krahun e kampionit shqiptar të boksit që jeton në Suedi, sepse gjysma e portretit është fytyra e Albin Kurtit, ndërsa gjysma tjetër është e heroit të kombit, Hasan Prishtinës.
Terbunja shprehet se “Mërgimtarët në Skandinavi janë të shqetësuar për situatën e katandisur në Kosovë, dhe nuk është e rastësishme pse ka një interesim të jashtëzakonshëm për të votuar për Vetëvendsjen dhe Albin Kurtin”, tha ai.
Për kujtesë: Naim Terbunja në vitin 2009 ka fituar Golden Gloves në New York, për ta përfaqësuar më pas këtë shtet në garën nacionale në ShBA. Si profesionist, ai ka fituar tre herë turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që organizohet në Kosovë, dhe me të njëjtin sukses i ka përmbyllur disa turne të tjerë jashtë vendit.
Në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi dhe ka përfaqësuar këtë shtet në Lojërat Olimpike të mbajtura në Peking gjatë vitit 2008.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














