Lajme
Kampion në Kosovë, arkitekt në Lihtenshtajn, pingpongist i suksesshëm në Zvicër
Linor Çitaku flet për Albinfo.ch, për sukseset në Kosovë, Lihtenshtajn dhe në Zvicër
Shqiptarët janë të suksesshëm në vendet ku jetojnë e veprojnë. Ata janë shembull të integrimit, por edhe suksesit. Njëri ndër ta është edhe Linor Çitaku.
Ai në një intervistë për albinfo.ch flet për karrierën e tij si pingpongist në Kosovë, Lihtenshtajn dhe në Zvicër.
Çitaku tani jeton në Lihtenshtajn. “Unë jam në Lihtenshtajn tash e tre vite, arsya kryesore pse kam ardh këtu ka qenë Universiteti i Lihtenshtajnit, ku edhe kam përfunduar Masterin në arkitekturë. Profesionalisht unë jam arkitekt, që po mundohem me forcat e mia me e thy ‘tabun’ që si i ardhur, e sidomos si kosovar nuk mundesh me ja dal i vetëm në atë profesion.
Qëllimi kryesor është të bëj një nderlidhje mes arkitekturës dhe aftësive që ka Kosova në këtë lëmi dhe projekteve në Zvicër e ndoshta edhe me qenë inspirim për arkitetët e ardhshëm që e kanë synim këtë rrugë”, është shprehur Çitaku për albinfo.ch.
Ai ishte kampion i Kosovës. “Si i vogël kam filluar të merrem me pingpong, pak i ndikuar edhe nga familja e sidomos babai, që ka qenë kanpion i Kosovës për disa vite. Karriera ime si pingpongist mund të them, që ka qenë mjaft e sukseshme në suaza ballkanike, si dhe në kushtet që është pingpongu ose më mirë të them sporti në përgjithësi është në Kosovë. Si 16-vjeçar jam bërë kampion i Kosovës për herë të parë dhe pas asaj kam qenë në përfaqësuesen e Kosovës deri para tre viteve kur edhe vendosa me ardh në Lihtenshtajn. Në kuadër të ligës së Kosovës kam qenë kampion i shumëfishtë me ekpin e Prishtinës, si dhe individualisht fitues i shumë turneve. Në arenën ndërkombëtare përveç asaj ballkanike sukseset janë më të cekta, por si qëllim kryesor ka qenë integrimi i sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si sporti i parë i Kosovës i pranuar ndërkombëtarisht”, ka nënvizuar tutje ai.
Tani Linori garon në Zvicër. “Konkurrenca në Lihtenshtajn është mjaft interesante, për faktin që Lihtenshtajni nuk e ka ligën e vet shtetërore, por luajnë në ligën e Zvicrës. Kur kam filluar me lujt për ekipin e Triesen, kane qenë në Ligën e Dytë, kurse tani jemi në Ligën e Parë dhe po shpresojmë, që edhe më shumë në të ardhmen. Me krahasu me Kosovën mundesh më lehtë me e pa depërtimin tim në arenën zvicrane që është mesatarisht mirë, por duhet cekur që Superliga në Zvicër është nivel shumë më të lartë.
Përfundimisht mendoj që sporti është ajo gjuha universale që t’i hap dyert sociale, kudo që je pavarësisht nacionalitetit”, ka përfunduar Linor Çitaku.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten

















