E-Diaspora
Ka vrarë vajzën e vet dhe dhëndrin: I vërtetohet dënimi i përjetshëm pensionistit kosovar
Me këtë vendim nga shkalla më e lartë e gjyqësisë gjermane bëhet e qartë se personi në fjalë duhet të qëndrojë së paku 15 vjet në burg para se të ketë të drejtë të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm
Një pensionist kosovar i cili tashmë ka mbushur 70 vjet, në shtator të vitit 2015 kishte vrarë në qytetin Kösching dhëndrin dhe të bijën. Gjykata e Ingolstadt-it e kishte dënuar atë me burg të përjetshëm. Pas ankesës së mbrojtjes së tij në Gjykatën Federale, edhe kjo e ka konfirmuar si të drejtë dënimin në fjalë, duke e bërë të plotfuqishëm atë, shkruan donaukurier.de.
Me këtë vendim nga shkalla më e lartë e gjyqësisë gjermane bëhet e qartë se personi në fjalë duhet të qëndrojë së paku 15 vjet në burg para se të ketë të drejtë të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm, transmeton albinfo.ch. Por, duke pasur parasysh moshën e tij të shtyrë, mund të pritet edhe lirim eventual për shkaqe shëndetësore.
Pas një konflikti të gjatë familjar që kishte të bënte me një pronësi toke, pensionisti me prejardhje nga Kosova kishte vrarë së pari dhëndrin e tij 35 vjeçar e pastaj edhe të bijën 39 vjeçe, përcjell albinfo.ch. Bashkëshortët e rinj tashmë të ndjerë, jetonin në fqinjësi me babanë respektivisht vjehrrin.
Gjykata e Landit, aktin e parë të pensionistit e kishte kualifikuar si vrasje të rëndë ndërsa të dytin si goditje me pasojë vrasjen.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











