Tematike
Ka shkaktuar karantinimin e 280 personave, tani fajëson kantonin
21 vjeçja ka marrë këto masa nga frika se mund të dënohet me deri në 10.000 franga për mospërfilljen e vendimit për mbajtje të karantinës. Po kështu ekziston edhe mundësia që 280 të karantinuarit t`i kërkojnë dëmshpërblim
Një e re 21 vjeçe kishte marrë pjesë në një party në një lokal në grenchen (Kantoni Solothurn) pavarësisht testit pozitiv me koronavirus. Për pasojë, 280 persona të pranishëm në atë ndejë, kanë përfunduar në karantinë, shkruajnë mediat zvicerane. Tani, ajo ka zënë një avokat dhe fajëson kantonin për incidentin!
Rasti ka shkaktuar zemërim të madh në të gjithë Zvicrën: Camilla T. Megjithatë, vetëm një person është testuar pozitiv nga 280 veta sa kishin qenë në lokal, transmeton albinfo.ch. Përgjegjës në kanton kanë deklaruar si vijon: “Një person që është testuar pozitivisht për Covid-19 ka shpërfillur masat e izolimit të urdhëruara nga shërbimi mjekësor kantonal dhe ka marrë pjesë në dy ngjarje në zonën e Grenchen-it”.
Por, vajza e akuzuar për karantinimin e 280 personave tani kundërshton këtë mënyrë prezantimi që i bëhet. Në një letër të shkruar nga avokati i saj, ajo tani fajëson kantonin! Në letër, veç tjerash thuhet: “Më 16 qershor 2020, klientja ime vuri re simptomat e para që tregonin infeksion me Covid-19, por që ajo i konsideronte si anginë”. Pak më shumë se një javë më vonë, më 22 qershor, ajo bëri testimin dhe mori rezultat pozitiv.
Bëhet fjalë për një keqkuptim?
Dhe këtu, sipas avokatit, pati një keqkuptim: Mjeku përgjegjës ka vendosur datën në të cilën janë shfaqur simptomat e para, një ditë para testit të bërë për koronavirus, 21 qershor. “Për këtë arsye, departamenti i shëndetësisë kishte urdhëruar një karantinë dhjetë ditore deri më 1 korrik 2020”.
Më 24 qershor, klientja e tij më ka telefonuar një gjurmueseje të kontakteve dhe i ka thënë asaj që simptomat e para ishin shfaqur më herët dhe se ajo tani nuk kishte më simptoma, përcjell albinfo.ch. “Punonjësja qe përgjigjur se periudha e karantinës skadon dhjetë ditë pasi të jenë shfaqur simptomat e para”. Dhe kjo, konkretisht i binte, më 26 qershor.
Pyetja që shtrohet tani është: a ka dhënë kantoni dritë të gjelbër për dalje përkundër infektimit me koronavirus? Andrea Affolter, zyrtar për komunikim i këshillit të qeverisë, kundërshton ashpër këtë konstatim: “Në qershor, shërbimi mjekësor kantonal ka urdhëruar dhjetë ditë izolim për një person që ishte testuar pozitivisht për Covid-19, transmeton albinfo.ch. Izolimi zgjaste deri më 1 korrik 2020. Është fare evidente se personi nuk i është përmbajtur afatit”.
Pretendimi i 21 vjeçes se asaj në telefon i ishte thënë diçka tjetër, tani po shqyrtohet brenda institucionit, ka thënë Affolter. Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë që është duke rrjhedhur, informacioni i mëtejshëm nuk është i mundur, përcjell albinfo.ch. Po ashtu është duke vazhduar edhe procedura si përgjegjësi e prokurorisë.
Ndërkohë, mediat shkruajnë se klientja në fjalë ka marrë këto masa nga frika se mund të dënohet me deri në 10.000 franga për mospërfilljen e vendimit për mbajtje të karantinës. Për më tepër, ekziston edhe mundësia që 280 të karantinuarit të kërkojnë dëmshpërblim nga ajo pasi që konsiderohet se ka marrë parasysh rrezikun e infektimit të të tjerëve në momentin kur ka vendosur të shkelë vendimin për vetizolim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













