Lajme
Ka plagosur me thikë kunatin, kosovari apelon kundër dëbimit nga Zvicra
I akuzuari pranon veprën (plagosjen e kunatit) dhe pendohet. Por ai mohon të ketë pasur synim për të vrarë
Një grindje familjare në prill 2019 përfundoi me përdorimin e një thike xhepi dhe me një krah të thyer. Autori 47-vjeçar është dënuar në shkurt të vitit 2022 nga Gjykata Penale e Luzernit me gjashtë vjet e tre muaj burgim, plus dhjetë vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentativë vrasjeje, transmeton albinfo.ch. Kundër kësaj ai kishte ushtruar të drejtën e ankesës, në Gjykatën më të lartë, atë kantonale.
Kështu, Gjykata Kantonale ka shqyrtuar rastin të hënën. Në lëndën e procesit bëhet e ditur se i akuzuari kosovar ka jetuar këtu për 23 vjet, ka grua dhe vajza, punë të përhershme dhe nuk ka bërë delikte të tjera para dhe pas krimit të përmendur. Përballë gjykatës është ulur një burrë thellësisht i enduar, i cili që në fillim thotë: “Jo një herë, por njëqind herë kërkoj falje”.
Gjatë procesit të zhvilluar të hënën, gjyqtari kërkon të dijë nga i akuzuari përse kishte sulmuar kunatin e tij. Ai nuk ka përgjigje dhe thotë: “Më kujtohet ajo ditë, shkruan Luzerner Zeitung. Më vjen shumë keq, nuk ishte e nevojshme që diçka e tillë të ndodhte”.
Ndërsa, i pyetur se pse i kishte paguar kunatit shumën e dëmshpërblimit, ai tha: “Atë që të ngarkon, duhet ta paguash”. Dhe çfarë do të thotë për ju dëbimi nga vendi? “Për mua nuk ka asgjë më të keqe se të largohem nga familja dhe Zvicra”.
Në pledoajenë e saj, avokatja jep njohuri të mëtejshme për sjelljen e kosovarit. Me deklaratat e tij kontradiktore ka dashur të tregojë një version më të favorshëm për të. Ai kishte frikë nga dëbimi dhe humbja e familjes së tij, transmeton albinfo.ch. Ai kurrë nuk kishte ndërmend të kryente vrasje, vepra u bë në gjendje afekti.
Fakti që i akuzuari ka qenë “burrë shtëpie” për më shumë se dhjetë vjet dhe kështu i ka mundësuar gruas së tij të bëjë karrierë, nuk është vlerësuar nga të afërmit meshkuj, por përkundrazi, është kritikuar.
Sipas prokurorisë, viktima gjatë përleshjes ka përdorur duart dhe këmbët për t’u mbrojtur nga sulmuesi. Mbrojtja thekson: “Nuk janë konstatuar shenja të prerjeve në duar”. Lëndimet e tjera u shëruan shpejt dhe pa dëmtime të përhershme. Mbrojtësja vazhdon: “Nuk dua ta minimizoj aktin, dua ta klasifikoj në mënyrë të arsyeshme”. Ajo kërkon 14 muaj burg dhe heqje dorë nga masa e dëbimit të klientit të saj nga Zvicra.
Por prokurori i qëndron vendimit të gjykatës penale: “I akuzuari ka goditur me thikë viktimën pa paralajmërim, pra, goditja ka qenë e qëllimshme”. Nuk mund të identifikohej një motiv tjetër, i kuptueshëm i krimit, përcjell albinfo.ch. Pasojë e sulmit me thikë ishte thyerja e krahut, përndryshe do të kishte vazhduar.
Aktgjykimi do t’u dërgohet palëve.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














