Kosova

Justina Shiroka-Pula inaugurohet sot si Presidente e Kosovës, ceremonia nis në orën 15:00

Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të marrë zyrtarisht detyrën në ceremoninë e inaugurimit që zhvillohet sot në Prishtinë.

Ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet të nisë sot në orën 15:00, përcjell albinfo.ch.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, mysafirë dhe të ftuar të tjerë.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës të martën në mbrëmje, pasi mori 81 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve, duke marrë kështu zyrtarisht mandatin si kreu i shtetit.

Zgjedhja e Shiroka-Pulës erdhi pas një marrëveshjeje politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, e cila i hapi rrugë sigurimit të votave të nevojshme për zgjedhjen e Presidentes së re./Albinfo.ch