E-Diaspora
Jeta e rëndë me lopatë në duar, Zariun e stimuloi të shkollohet
Këshilltari shqiptar nga Partia zvicerane SP e qytezës Baar në Zvicër, Zari Xhaferi, nga fillimi i muajit tetor për herë të parë është inkuadruar në ekzekutivin komunal si këshilltar kantonal të Komunës Baar në Zvicër, shkruan "Zentralplus", transmeton Albinfo.ch
Në një intervistë me “Zentralplus”, Zariu ka rrëfyer për ecurinë e suksesit të tij si politikan. Për rreth 20 javë ai kishte udhëhequr një fushatë zgjedhore aktive, duke shpërndarë mbi 4,000 letra personale dhe duke biseduar me rreth 700 persona në dyert e hyrjes. Prandaj, Zariu është i kënaqur me besimin e popullatës së qytezës Baar. 3’264 vota në këshillin bashkiak dhe 4’278 vota në zgjedhjet kantonale ia kanë konfirmuar angazhimin e tij politik.
Zariu është tepër krenar për prindërit e tij të zellshëm e të sinqertë të cilët i ka si shembull në jetë. Me prindërit e tij, ai kishte ardhur nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nga Maqedonia, „drejt e në Baar“. Prindërit e tij punuan shumë që fëmijëve t`u mundësojnë një perspektivë të ndritshme, njofton Albinfo.ch. Fillimisht ai nuk kishte folur asnjë fjalë nga gjuha gjermane, por duke i falënderuar strukturave lokale, miqve dhe shkollës, Zariu tashmë flet pa gabime gjuhën vendore.
“Suksesin” në jetën politike ia mvesh një pushimi dyjavor, kur e kishte shoqëruar prindin në kantier. Pas disa ditëve me lopatë në dorë, ai kishte konstatuar se pa ndonjë arsimim të mirëfilltë jeta mund të ishte shumë e rëndë, informon Albinfo.ch.
Kjo e ka inspiruar që t`i qaset shkollës me seriozitetin më të madh duke përfunduar me sukses edhe shkollën kantonale, mirëpo edhe duke punuar në ndërkohë ndonjë të pjesërishme. Integrimi i tij po vazhdonte përmes mësimeve, punës së pjesërishme dhe sportit.
Përpos se është këshilltar kantonal, Zariu është edhe ligjërues i shkollës së mesme, gjë që ka hasur në reagime pozitive nga bashkatdhetarët dhe zviceranët. Ai është i mendimit se gjenerata e dytë është dëshmuar si e suksesshme në të gjitha sferat e jetës në Zvicër. Ajo duhet të pajiset me një edukatë themelore solide.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja