Lajme
Jeff Bezos kryeu udhëtimin e parë në hapësirë me “Blue Origin”
Miliarderi Jeff Bezos, së bashku me të vëllain dhe dy persona të tjerë, kreu pasditen e sotme një udhëtim me raketë të automatizuar, duke arritur një tjetër hap përpara në synimin e tij për të zhvilluar turizmin hapësinor.
Bezos, i vëllai Mark, së bashku me pionieren e aeronautikës 82-vjeçarja Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Oliver Daemen, u lëshuan me raketën tip “New Shepard” të kompanisë së tij “Blue Origin” që merret me turizmin hapësinor.
Lëshimi u krye rreth orës 15:00 në Van Horn të Teksasit.
Prej 12 prillit 1961, kur Yuri Gagarin kreu udhëtimin e parë drejt hapësirës – udhëtimi i tij zgjati rreth 1 orë e 48 minuta, janë më pak se 570 persona që kanë mundur ta shohin Tokën nga aq lart.
Bezos, i njohur për themelimin e kompanisë Amazon, konsiderohet nga revista Forbes si një ndër personat më të pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














