Integrimi
Ja, sa para në muaj merr një azilkërkues në Gjermani
Kjo gjë varet nga fakti se në çfarë raporte jetësore është ai dhe çfarë moshe ka. Pastaj, të ardhurat janë më të larta kur azilkërkuesi banon në një banesë jashtë qendrave për strehim të azili...
Është spekuluar dhe vazhdon të spekulohet gjithandej lidhur me atë se sa para marrin refugjatët, sa janë ato në raport me pagat në vendet e tyre, mbi atë se a janë paratë që marrin si refugjatë motivi kryesor që i sjell ata në Gjermani etj.
Në një artikull të saj, gazeta Merkur ka përmbledhur në mënyrë të thukët të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me refugjatët e ardhur në Gjermani, ku mbështetjes materiale të tyre i jepet vend qendror.
Pra: Sa para merr një azilkërkues në Gjermani?
Kjo gjë varet nga fakti se në çfarë raporte jetësore (familjare) është ai dhe çfarë moshe ka, transeton albinfo.ch gazetën gjermane në fjalë. Pastaj, të ardhurat janë më të larta kur azilkërkuesi banon në një banesë jashtë qendrave për strehim të azilit për arsyen se ai nuk mund të ushqehet në mensën e përbashkët por duhet ta sigurojë vetë ushqimin.
Në qendrat e pranimit të azilkërkuesve një refugjat i moshës së rritur merr 143 euro në muaj për “mbulimin e nevojave personale”, shumë kjo që ndryshe njihet si ”para xhepi”. Partnerët (çiftet që jetojnë bashkë, si bashkëshortët etj.) marrin secili nga 129 euro. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare paguhen nga 84 euro, për ata nga 6 deri 13 vjeç, nga 92 euro. Ndërsa të rinjtë nga 14 deri 17 vjeçarë marrin nga 85 euro në muaj.
Por nëse azilkërkuesit pas daljes nga qendra e pranimit jetojnë jashtë saj dhe përveç ushqimit duhet të paguajnë edhe energjinë elektrike, veshmbathjen e tj., atëherë ndryshon shuma e parave që marrin, përcjell albinfo.ch. Kështu, në një rast të tillë një individ (beqar, beqare ose person që jeton i vetëm) i merr edhe 216 euro tjera në muaj nga shuma e përmendur bazë, të dy partnerët në bashkësi marrin nga 198 euro ndërsa për një fëmijë deri në moshën 6 vjeçare paguhen 133 euro. Për fëmijët nga 6 deri 13 vjeç shuma mujore nga shteti është157 euro ndërsa për ata nga 15 deri 17 vjeçarë 198 euro. Ndërsa pagesat për banesë, ngrohje dhe pagesat tjera që lidhen me banimin paguhet në mënyrë plotësuese.
Kur një refugjat ka mbushur më shumë se 15 muaj në Gjermani, të ardhurat që merr ai barazohen me ato që në këtë vend u paguhen personave me ndihma sociale. Në këtë rast një azilkërkues që jeton i vetëm merr rreth 392 euro në muaj dhe i paguhet banesa.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













