Shqipëria
Sa është numri i automjeteve që shkuan nga Kosova në Shqipëri
Mbi 2 mijë automjete nga Kosova kanë shkuar gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, të cilët kanë kaluar nëpër tri pika kufitare.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovë, thuhet se në pikat kufitare Vërmicë, Qafë e Prushit dhe Qafë e Morinës, në total 2960 automjete kanë kaluar nëpër këto pika.
Vetura 2443, kamionë 333 dhe autobusë 184.
Të gjitha këto vetura kanë paguar taksën e vendosur nga shteti i Shqipërisë. Ndonëse shumica prej automjeteve kanë dërguar ndihma humanitare për të prekurit e tërmetit.
Pagesa e kësaj takse ka ngjallur reagim dje nga qytetarët si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova, duke bërë presion për ta larguar.
Mirëpo kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një lidhje direkte gjatë ditës së sotme ka dalë kundër heqjes së taksës, duke thënë se për ata që dëshirojnë të kontribuojnë, nuk janë asgjë pesë euro.
“Ajo shumë nuk është asgjë për ata që vijnë me zemër për të ndihmuar, nuk i bëjnë të mëdha. Është kontribut për të gjithë si për shtetin, si për popullin”, ka thënë Rama.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë gjatë vitit të kaluar në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje.
Kurse sot, kompania që menaxhon me Rrugën e kombit, e cila u ka marrë taksë çdo automjeti që ka shkuar nga Kosova me ndihma për Shqipërinë e prekur nga termetet në 24 orët e fundit, ka njoftuar se e ka hequr këtë takës.
“Ju informojmë se shoqëria koncensionare e autostradës Milot-Morinë (Rruga e Kombit), duke filluar që nga dita e djeshme, datë 26.11.2019, ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individ, shoqata, inistucione të Kosovës, Shqipërisë etj.), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këto grupe personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës eergjente”, thuhet në njoftimin e Albanian Highway Concession.
Aktualisht, në Shqipëri janë duke qëndruar njësiti i kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku janë duke punuar në gjetjen e trupave të pajetë, kurse në mëngjesin e sotëm janë nisur edhe 100 policë nga Kosova.
Shqipëria në mëngjesin e djeshëm është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitutën prej 6.4 shkallë, i cili la pasoja të mëdha dhe viktima në njerëz.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










