Kosova
Italiani i dashuruar me Shqipërinë, tregon për investimin e tij
“Përveç kësaj unë kam dobësi për këtë vend. Vitin e kaluar vendosa të jetoj në Shqipëri, i vendosur për të prodhuar në sektorin e hortikulturës”, thotë Chiavegatti
Pasi ka punuar si drejtues projektesh për 25 vite në OKB dhe në një numër OJQ-sh, Davide Chiavegatti ka fituar eksperiencë në sektorin e hortikulturës nëpërmjet projekteve ku ka qenë i përfshirë.
“Kjo ndikoi që ai të fillojë një projekt të tij”, shkruan AGF, një agjenci jo qeveritare në Holandë e profilizuar vetëm për shkrime në bujqësi.
“Pas krizës në Kosovë, në vitin 2000, isha në Shqipëri për çështje pune dhe ku takova gruan time të ardhshme. Përveç kësaj unë kam dobësi për këtë vend. Vitin e kaluar vendosa të jetoj në Shqipëri, i vendosur për të prodhuar në sektorin e hortikulturës”, thotë Chiavegatti, shkruan “ATSH”.
Në Shqipëri, Davide ka takuar një djalë të ri që kishte shumë toka, por pak eksperiencë në kontaktet me të huajt, përcjell albinfo.ch.
Të dy vendosën të ndërtojnë një kompani së bashku dhe të prodhojnë për tregun evropian.
Ata shesin tashmë prodhime të klasit të parë të angjinareve franceze në Brindizi (Itali), por janë duke e shtrirë tregun e tyre edhe në Britani të Madhe. “Ne kemi vetëm 150 hektarë, por ky është vetëm fillimi”, thotë Davide.
Kompania e re kërkon t’u mësojë prodhuesve të rinj si ata të fitojnë duke rritur prodhimin dhe jo vetëm me fruta e zarzavate por edhe me lule. Aktualisht Shqipëria importon 95% të tyre nga Holanda.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












