Fun
Italianët subvecionohen nëse udhëtojnë me biçikletë
Të gjithë ata që udhëtojnë me biçikletë në punë kursejnë paratë, mbrojnë mjedisin dhe kanë përfunduar programin e tyre sportiv të përditshëm. Në qytetin italian „Massarosa“ në Toscana tani vlen një tjetër arsye për të lënë makinën në garazh. Komuna planifikon të paguajë banorët e saj në formë subvencioni për një maksimum prej 600 euro në vit, nëse ata përdorin për të udhëtuar biçikletën e tyre.
Sipas gazetës “Il Tirreno”, projekti është fazën e testimit, në kuadër të projektit nacional “Me biçikletë në punë”, që ka filluar këtë javë.
Të realizohet projekti duhet që në smartphonen e tyre të instalojnë aplikacionin, i cili numëron kilometrat që ata kalojnë për një ditë në biçikletë. Çdo gjashtë muaj komuna paguan përdoruesit me 25 cent për kilometër. Kufiri mujor është 50 euro.
Ideja është menduar mirë. Financimi për subvencione vjen nga të ardhurat e autobusëve të transportit.
Pjesëmarrja në projekt me biçikletë ka disa kushte. Përdoruesit duhet të jenë të shëndetshëm dhe të kenë një biçikletë të homologuar, në përputhje me rregullat e komunikacionit.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











