Lajme
Italia, në zonën e kuqe deri në fund të prillit
Italia mbetet në zonën e kuqe ose portokalli deri në fund të prillit, me lëvizje të ndaluara në gjithë vendin, sipas dekretit të ri të Këshillit të Ministrave për COVID-19.
“Dekreti vendosi mbrojtjen e shëndetit në radhë të parë”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Menjëherë pas Pashkëve, qeveria do të vlerësojë çdo rihapje”, shtoi ai.
Sipas masave tashmë në fuqi, baret dhe restorante, kinematë dhe teatrot, palestrat dhe pishinat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Në zonat e kuqe nuk do të lejohen vizitat te të afërmit dhe miqtë, kurse në zonën portokalli do të jenë të mundshme vetëm brenda rajonit, një herë në ditë dhe në një maksimum prej dy personash.
Megjithatë, nëse përparimi i pandemisë dhe fushata e vaksinimit do t’i lejojnë, do të jenë të mundshme përjashtimet, rivendosja e zonave të verdha dhe disa lehtësime edhe para 30 prillit.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












