Lajme
Italia aprovon masat e reja
U bë e ditur se qeveria italiane ka aprovuar masa më lehtësuese antiCovid që do të hyjnë në fuqi më 11 tetor, e vetëm pak ditë para datës 15 tetor kur pasaporta shëndetësore do të jetë e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur publik, institucion publik e privat, e për të gjithë punonjësit e sistemit publik e privat.
Masat lehtësuese të marra pak orë nga ekzekutivi i qeverisë Draghi parashikojnë kapacitetin deri më 75% për publikun në stadiume e hapura (deri më sot ishte në 60%), 60% në stadiumet e mbyllura. 100% publik i lejueshëm në kinema e teatro, si dhe hapjen e diskotekave me 50% të klientëve të mundshëm të tyre.
Hapja e diskotekave vjen pas dy vjetësh mbyllje nga emergjenca shëndetësore e klientët duhet të zbatojnë një protokoll sjellje të paracaktuar, që kërkon mbajtjen e detyruar të maskës në të gjitha ambientet e diskotekës, me përjashtim të pistës së kërcëmit, moment i krahasuar me një aktivitet fizik në ambient të mbyllur.
Lokalet e mbyllura duhet të përdorin një sistem ajrosje të sigurt, e jo që riciklon ajrin e brendshëm.
E për të gjithë personat që do të frekuentojnë këto ambiente është i detyrueshëm Green Pass, pra pasaporta e gjelbër që vërteton se ka kryer 1 o dy dozat e vaksinës, apo ka kryer tamponin në 72 orët e fundit ose ka kaluar Covid jo më larg se gjashtë muaj.
Situata pandemike në Itali ka regjistruar një reduktim të koeficientit javor të infektimit e ulje të numrit të pacientëve të infektuar që kërkojnë kurim në terapi intesive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 viktima e 1074 të infektuar.
Prej korrikut 2021 në Itali dominon varianti Delta i Covid 19 e deri më sot ky virus ka shkaktuar 131 198 viktima e 4 milionë 692 274 të infektuar.
Ndërsa plani vaksinor ka ecur mjaft mirë, e rreth 80% e popullsisë ka kryer ciklin e dy dozave vaksinë.
Gjithashtu mbi 245 mijë persona kanë marrë dhe dozën shtesë të vaksinës, pra dozën e tretë, të këshilluar nga mjeku si persona me imunitet të dobët e me sëmundje kronike.
E-Diaspora
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora Kemi hyrë në 2 ditët e fundit të regjistrimit të diasporës në kuadër të regjistrimit të...
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
-
Projekti filmik “Adelina”, fitues i trefishtë në Spanjë
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë