Lajme
Ish lideri opozitar dërgohet në burgun e sigurisë së lartë
Policët me pancirë dhe armë të gjatë, hyjnë dhunshëm në selinë e parisë opozitare Vetëvendosje dhe arrestuan ish -liderin Albin Kurti edhe 95 aktivist të kësaj partie. Situata në Kosovë është mjaft e tendosur
Albin Kurti, ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më e madhe opozitare në Kosovë, është arrestuar të shtunën mbrëma nga dhjetëra policë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, pas një urdhër-arrestimi ndaj tij. Policët me pancir dhe armë të gjatë, hyjnë dhunshëm në selinë e parisë që gjendet në qendër në Prishtinës, dhe arrestuan edhe 95 aktivist të kësaj partie.
Kjo ishte ndërhyrja më e ashpër e Policisë së Kosovës ndaj një partie dhe ndaj një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Kurti në zgjedhjet e kaluara ka qenë deputeti i tretë më i votuar në nivel të Republikës, pas zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.
Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer vepër penale duke ndezur fitilin e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe duke përdorur spërkatës me përmbajtje piperi, ndaj deputetëve dhe ministrave të qeverisë. Këtë veprim Kurti e bëri në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve të fundit të liderëve qeveritar, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas arsyetimit të Kurtit, por edhe partive tjera opozitare, ndërprerja e seancave në këtë mënyrë të dhunshme, është bërë pasi :me dy marrëveshjet e fundit Kosova krijon një “Republika Srpsak” brenda saj dhe ia jep Malit të Zi mbi 10 mijë hektarë tokë”.
Arrestimi i ish-liderit opozitar erdhi pas një proteste paqësore organizuar nga tri subjektet politike, “Vetëvendosjes”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, që kundërshtuan këto marrëveshje.
Në protestë që u organizua me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, sipas opozitës, kanë marrë pjesë rreth 35 mijë protestues, ndërsa ishte protesta më paqësore që është mbajtur viteve të fundit.
Por, ajo që irritoi Policinë dhe koalicionin qeverisës, ishte paraqitje e Kurtiti para masës.
Ai nga arratia me veshje sportive doli para protestuesve, ndërsa dy marrëveshjet e fundit të qeverisë i konsideroi të dëmshme, dhe tha “kurrë nuk do të zbatohen”. Bashkimin kombëtar, ai e konsideron si proces të natyrshëm, i cili, sipas tij, nuk duhet t’i pengoj as Bashkimit Evropian.
Ndërsa lideri i AAK-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ka rikujtuar një varg të shkrimtarit dhe poetit Ali Podrimja: “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Kosova, sipas tij, është e përulur dhe e turpëruar, e lodhur dhe ekonomikisht e dërmuar, për shkaka të kësaj qeverie.
Lideri i Nisma për Kosovës, Fatmir Limaj pasi ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Flamurit, ka thënë se bashkimi i qytetarëve në këtë manifestim s’ka ndodhur kundër dikujt por për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës. “S’ka konflikt të brendshëm. Qytetarët janë në konflikt me dy marrëveshjet që janë kundër Kosovës”, ka thënë Limaj.
Pas arrestimit Albin Kurtit i është shqiptuar masa prej 30 ditë paraburgim dhe është dërguar në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdec të komunës së Prishtinës. Në këtë burg janë të vendosur vetëm të dënuarit për vrasje të rënda.
Kundër dërgimit të Kurtiti në këtë burg pasur reagime në Prishtinë.
Publicisti dhe akademiku Rexhep Qosja këtë e quan turp për pushtetin ndërsa këtë burg e quan “Bastija e Kosovës”. “Burgu i Sigurisë së Lartë – Bastija e Kosovës është krijuar edhe për kriminelët e krimit të organizuar e jo për mbrojtësit e Republikës, jo për mbrojtësit e tërësisë politike, kombëtare e territoriale të Kosovës”, thotë Qosja.
Ndërsa nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti thotë se ata policë që hyjnë dhunshëm në selinë e partisë së tij, “janë të zhytur në kredi dhe nuk kanë sigurim shëndetësor sikurse shumica e qytetarëve të Kosovës.
“Përkundër faktit se disa policë kanë qenë të mërzitur për ngjarjet e djeshme, ka pasur edhe prej atyre që janë të mbushur urrejtje ndaj opozitës”, ka thënë ai.
Derisa arrestimi i Kurtit ka pezmatuar edhe më shumë opozitës, e cila do të bojkotoj edhe seancën e nesërme plenare të kuvendit të Kosovës, qeveria ka qenë më e tërhequr në deklarata. Ata kanë thënë se arrestimi i deputetit Albin Kurti është çështje e drejtësisë, që nuk ka ndërlidhje me pushtetin.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











