Futboll
Ish-legjenda zvicerane: Kontributi i Shaqirit ka vlerën e arit
Pas shënimit të golit fantastik ndaj Skocisë në Euro 2024, në kuadër të Grupit A, bëri që Xherdan Shaqiri të marrë lëvdata të shumta. Përveç rëndësisë që kishte kjo ndeshje për Zvicrën, 32-vjeçari hyri në librin e rekordeve, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në gjashtë garat e mëdha, duke përfshirë tri edicione të Botërorit dhe po aq të Kampionatit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Një ndër personat që e ka vlerësuar lart Shaqirin për performancën e tij ndaj Skocisë është ish-legjenda zvicerane, Ciriaco Sforza.
Sforza gjatë karrierës së tij ka luajtur për Bayern dhe Inter, ndërsa me fanellën e kombëtares së Zvicrës numëron 79 ndeshje aty ku kishte shënuar nëntë gola.
“Ishte një gol i nivelit botëror, për këtë e kemi Shaqirin, për këtë ai është këtu”, ka thënë fillimisht Sforza për një program televiziv në Zvicër.
“Ai nuk ka nevojë të ushtrojë për këtë (shënimin e golave të bukur), pasi është në gjakun e tij dhe jo secili futbollist mund ta bëjë këtë”.
Shaqiri kishte hasur në kritika sa i përket kontributit të tij në anën defanzive, por për këtë Sforza tha se nuk duhet të harrohet ajo që ai mund të bëjë në fazën e sulmit.
“Është e qartë se ka hapësirë për përmirësim në paraqitjet e tij, por ne nuk duhet të harrojmë se çfarë mund të bëjë ai në fazën e sulmit, vlen sa pesha e tij në ari”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














