Kosova
Investitorët izraelitë të gatshëm të investojnë mbi 100 milionë € në Kosovë
Biznesmeni nga Izraeli, Joshua Shlomiuk nga kompania OAPI, tha se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë një projekt për një investim 100 milionë dollarësh, i cili do të krijonte nga 800 deri në 1000 vende pune
Biznesmenët nga Izraeli janë të gatshëm të investojnë në Kosovë rreth 100 milionë dollarë, në një projekt që do t’i punësoj nga 800 deri 1 mijë punëtorë. Kështu u tha gjatë një takimi që zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj zhvilloi me ambasadoren jorezidente të Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm dhe një delegacion investitorësh nga Izraeli.
Në konferencën e përbashkët për media, zëvendëskryeministri Limaj tha se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke e cilësuar lajm të mirë që investitorët nga Izraeli besojnë në potencialet që ka vendi ynë, besojnë në infrastrukturën, dëshirën dhe gatishmërinë e Qeverisë për të investuar në Kosovë.
“Është një hap i parë i një bashkëpunimi konkret në planin ekonomik dhe më vjen mirë që këta investitorët e kanë mbështeten dhe inkurajohen nga shteti izraelit dhe veprimet e nisura nga kjo qeveri po vlerësohen dhe respektohen nga të tjerët. Pas vendimeve të pezullimeve të shitjes së tokave tona po vijnë investitorët të cilët janë të gatshëm të investojnë në Kosovë”, tha Limaj, duke thekuar se në takim ka pasur edhe investitorë serioz të sektorit të bujqësisë.
Limaj tha se Izraeli është lider në zhvillimin e potencialeve bujqësore dhe ardhja e tyre në Kosovë dhe sjellja e përvojës dhe investimet në bujqësi është lajm i mirë për Kosovën dhe mbi të gjitha mundësi që të hapen vende të reja të punës.
Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Alona Fisher-Kamm për inkurajimin e investitorët dhe për shprehjen e besimit në potencialet që ka Kosova, duke besuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në planin kulturor, ekonomik dhe lidhjet tjera të komunikimit.
Ndërkaq, ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm tha se jemi këtu për të rritur bashkëpunimin bazuar në të kaluarën tonë të përbashkët dhe duke shikuar drejtë të ardhmes.
“Besojmë se partneriteti në mes të kompanive izraelite dhe kosovare do të jetë dobiprurës për të dyja palët dhe do të kenë përfitime dhe shumë qytetarë do ta ndjejnë në mënyrë direkte këtë”, theksoi ambasadorja Fisher-Kamm, duke u shprehur e inkurajuar nga përkrahja qeveritare dhe miqësia mes dyja vendeve.
Biznesmeni nga Izraeli, Joshua Shlomiuk nga kompania OAPI, tha se ndihet i lumtur që është i pari që do të mund ta ndihmojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit.
“Qëllimi jonë është të ndërtojmë një projekt për një investim 100 milionë dollarësh, i cili do të krijonte nga 800 deri në 1000 vende pune dhe për të kontribuar në arsimimin e fermerëve me teknologjinë më moderne”, theksoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











